Në kuadër të Marrëveshjes Ndër-Institucionale me Universitetin Lucian Blaga Din Sibiu,
Rumani, ( https://www.ulbsibiu.ro/en/ ), për programin Erasmus + Staff Mobility, UAMD hap
thirrjen për mobilitet për vitin akademik 2023-2024, për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare.
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie për stafin akademik, në Universitetin Lucian Blaga Din
Sibiu, Rumani, në gjuhën angleze, për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare, për një javë (5 ditë)
në universitetin pritës, në datat 20-24 Maj 2024.
Numri i kuotave për stafin Akademik:
• 2 (dy).
Fakultetet si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Biznesit
• Fakulteti i Edukimit
• Fakulteti i Studimeve Profesionale
• Fakulteti i Shkencave Politike Juridike
• Fakulteti i Teknologjisë dhe informacionit
Afati i aplikimit: 7 Maj 2024
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në
bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin
Lucian Blaga Din Sibiu, Rumani :
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli B2;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro /dita (ku përfshihet
hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në kuotën 275 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën belisakorriku@uamd.edu.al duke
kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe
Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rr.
“Taulantia”, Durrës.