Hapen regjistrimet në programin e studimit: “Formimi i vazhduar në fushën Psikologji-Pedagogji”.

“Formimi i vazhduar në fushën Psikologji-Pedagogji”

Departamenti i Pedagogjisë, Fakulteti i Edukimit, UAMD, ka hapur regjistrimet për studentët që dëshirojnë të studiojnë në Programin “Formim i Vazhduar Psiko-Pedagogji” për vitin akademik 2024-2025.

Ky program ofrohet për të gjithë mësuesit që janë në marrëdhënie pune në sistemin parauniversitar dhe nuk kanë përfunduar një degë mësuesie. Gjithashtu, ky program është i vlefshëm edhe për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të punojnë si mësues në sistemin parauniversitar dhe kanë përfunduar degë të tilla si ekonomi, biokimi, muzikë, edukim fizik, inxhinieri, etj.

Programi është i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Koha e studimit zgjat një periudhë intensive tremujore, pas së cilës studenti fiton 35 kredite.

Dokumentet e kërkuara për regjistrim:

  1. Formulari i aplikimit (formularin mund ta gjeni pranë Departamentit të Pedagogjisë);
  2. Fotokopje e kartës së identitetit;
  3. Diplomë e përfundimit të studimeve (Bachelor, Master), shoqëruar me listë notash dhe suplement diplome të noterizuara;
  4. Diplomë e shkollës së mesme të noterizuar (e cikluar);
  5. Dy fotografi personale.

Aplikimi dhe Afatet

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dorëzuar dokumentet pranë Sekretarisë së Departamentit të Pedagogjisë, Fakultetit të Edukimit.
Orari i aplikimit: 8:30 – 16:00, gjatë periudhës 08.01.2025 – 07.02.2025.

Nëse keni pyetje apo nevojë për informacion shtesë, mund të kontaktoni Departamentin e Pedagogjisë.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish