Gjuhë Angleze

 

Program Description

Programi i studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze” është një program studimi universitar, në ciklin e parë të studimeve. Ky program studimi është tre vjeçar dhe ofrohet në Fakultetin e Edukimit, nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja që nga viti akademik 2006-2007 e në vazhdim. Ky program studimi synon të përgatisë specialistë të gjuhës, kulturës, historisë dhe letërsisë angleze.

Në këtë program studimi ofrohen:

  • njohuri të përparuara jo vetëm të gjuhës së shkruar dhe të folur, por edhe të kulturës, të historisë dhe letërsisë angleze duke përfshirë kuptimin kritik të teorive dhe parimeve në këtë fushë studimi.
  • aftësi të përparuara që demonstrojnë kompetencë të lartë në zgjidhjen e problematikave komplekse në këtë fushë studimi.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Gjuhë Angleze”.

Main Objectives of the Program::

  • Të ofrojë një formim të thelluar teorik dhe praktik në lëndët mësimore me formim gjuhësor.
  • Të ofrojë njohuri të përparuara mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën e popujve anglishtfolës.
  • Të zhvillojë aftësi të përparuara në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze.
  • Të zhvillojë aftësi të përparuara për reflektim e zhvillim profesional.

Frequently Asked Questions by High School Graduates:

Cilat janë kushtet e pranimit në programin e Gjuhë Angleze?

  • To be admitted to the program, students must have a State Matura diploma or a high school diploma. Diplomas obtained abroad must be recognized and equivalated by the Ministry of Education, Sports, and Youth.

Cilat janë kompetencat e programit?

Programi i studimit Bachelor “Gjuhë Angleze” përshin disiplina të larmishme, të cilat sigurojnë formim të përgjithshëm universitar edhe synojnë:

  • Pajisjen e studentëve me njohuritë dhe aftësitë bazë të zbatueshme në përputhje me formimin e tyre të përgjithshëm gjuhësor, letrar, historik dhe qytetërimit anglishtfolës.
  • Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësimin për të komunikuar në kontekste dhe fusha të ndryshme duke përdorur regjistrat përkatës gjuhësorë në kontekstin e duhur.
  • Zotërimin në nivel të lartë të njohurive për disiplinat e programit të studimit (gjuhësi, letërsi, histori dhe qytetërim  anglishtfolës).
  • Aftësimin për të zbatuar kompetencat gjuhësore dhe letrare të përftuara në kërkime bibliografike, në hartimin e përmbledhjeve dhe relacioneve mbi argumente të caktuara studimore.

 

Cilat janë mundësitë e punësimit pas studimeve?

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Gjatë këtij programi studimi studentët ndjekin praktikat mësimore në institucione arsimore të arsimit të mesëm të ulët, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar. Praktikat  mësimore u mundësojë studentëve përdorimin e njohurive të fituara në kurset teorike, në një kontekst praktik.

Studentët e diplomuar në programin Bachelor Gjuhë Angleze” mund të punësohen si :

  • Mësues i qendrave të gjuhëve të huaja.
  • Guida turistike në muze, qendra historike dhe kulturore.
  • Nëpunës i zyrave të marrëdhënieve me jashtë dhe me publikun në të gjitha institucionet publike dhe private.
  • Punonjës i mediave 
  • Studiues dhe mediator kulturor.
  • Përkthyes në kompani përkthimi

Is there an opportunity to continue studies after completing this program?

Mundësitë për studime të mëtejshme:

Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional ose Master i Shkencave.

 

This will close in 0 seconds

en_USEnglish