Gjuha si veprimtari e specializuar në Fushën e Biznesit. Për një gjuhë të specializuar dhe komunikim të suksesshëm në Fushën e Biznesit.  Teknika shkrimi dhe komunikimi.

Më datë 5 nëntor, ora 10.00 në fakultetin e Biznesit u zhvillua një Workshop dhe Trajnim në kuadër të Gjuhës së Biznesit me temë: “Gjuha si veprimtari e specializuar në Fushën e Biznesit. Për një gjuhë të specializuar dhe komunikim të suksesshëm në Fushën e Biznesit.  Teknika shkrimi dhe komunikimi.”

Aktiviteti u zhvillua nga Prof. as. dr. Edlira Troplini Abdurahmani, Departamenti i gjuhës shqipe (Fakulteti i Edukimit); Prof. as. dr. Bitila Shosha, Departamenti i Financë- Kontabilitetit (Fakulteti i Biznesit), Dr. Mirela Metushaj (Fakulteti i Shkencave Politike -Juridike) dhe Msc. Luiza Lluri, (Fakulteti i Studimeve profesionale).

Trajnimi u zhvillua gjithashtu nën kujdesin e Përgjegjëses së Departamentit të Financë Kontabilitetit, Prof. As. Dr. Rovena Troplini. 

Workshop-i dhe Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit me të njëjtën temë në fushën e sociolinguistikës dhe ka për synim ndërgjegjësimin e studentëve (dhe më gjerë) për rëndësinë dhe vlerën e gjuhës së përdorur në Fushën e Biznesit në të gjitha aspektet e këtij përdorimi.

Trajnimi u përqëndrua në disa forma të komunikimit të shkruar dhe atij gojor, duke u nisur që nga përdorimet gjuhësore të emërtimeve të aktiviteteve të ndryshme të biznesit; emërtimeve të markave të ndryshme; gjuhës së përdorur të sloganeve; përdorimeve specifike siç mund të jetë gjuha e shkruar e menuve të restoranteve, rëndësia e “logove” në biznes.. etj.

 “Workshop”-i dhe Trajnimi pati për synim sugjerimin e  formave të sakta dhe të suksesshme të përdorimit gjuhësor në një fushë sa ambicioze, aq edhe të bukur siç është ajo e Biznesit.

en_USEnglish