Ambasada e Francës në Shqipëri dhe KubFranceTirana do të organizojnë të Mërkurën 30 tetor 2024, nga ora 10:00 deri në 17:00 tek Piramida (Kubi TUMO), sallonin e studimeve në Francë. Si çdo vit, do të jenë të pranishme me këtë rast universitete dhe grandes écoles franceze.
Objektivi i këtij Salloni është dialogu i drejtpërdrejtë me studentët për të përgatitur sa më mirë vitin e tyre akademik, promovimi i arsimit të lartë francez, si dhe vendosja e kontakteve mes përfaqësuesve të universiteteve të të dyja vendeve tona rreth çështjeve të bashkëpunimit.Në këtë perspektivë, ata ftojnë ta vizitoni Sallonin për të takuar përfaqësuesit e universiteteve franceze, me qëllim që të identifikoni së bashku perspektiva të reja bashkëpunimi.
Bashkëngjitur do të gjeni posterin e Sallonit të studimeve në Francë me listën e institucioneve pjesëmarrëse:
Për cdo informacion shtesë apo konfimim pjesëmarrje lutem kontaktoni në adresën e emailit denisamerhadi@uamd.edu.al.