- This event has passed.
Më 11 nëntor, Fakulteti i Biznesit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” i Durrësit organizoi një workshop të rëndësishëm mbi Integrimin e Të Dhënave në Kërkimin Shkencor, i udhëhequr nga Dr. Violeta Alicaj. Gjatë këtij workshop-i, pjesëmarrësit u njohën me metodat dhe teknikat e avancuara për integrimin dhe menaxhimin e të dhënave në projektet kërkimore, si dhe rëndësinë e përdorimit të teknikave të saktë dhe të besueshme për analizën e të dhënave. Ky workshop ofroi mundësi të shkëlqyera për studentët dhe profesionistët e fushës për të përmirësuar aftësitë e tyre në menaxhimin e të dhënave dhe për të thelluar njohuritë e tyre në kërkimin shkencor.