Në muajin mars 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Durrësit do të organizojë një workshop të veçantë me temë “Body Mapping”, i cili do të fokusohet në çështjet e kujtesës kolektive dhe si ato përcillen përmes letërsisë së burgut. Ky aktivitet do të zhvillohet në bashkëpunim me Dr. Hannah Wilson.
Në këtë workshop, pjesëmarrësit do të shqyrtojnë mënyrat se si kujtesa kolektive dhe përvojat e vuajtjeve mund të shprehen përmes arteve dhe letërsisë. Body Mapping, si metodë, do të përdoret për të eksploruar se si individët dhe grupe të caktuara përjetojnë dhe shprehin historinë e tyre, veçanërisht në kontekstin e jetës në burg. Ky aktivitet do t’u ofrojë studentëve mundësinë të thellohen në temat e rëndësishme të identitetit, kujtesës dhe shprehjes artistike.