Fakulteti i Biznesit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” i Durrësit do të organizojë vizita studimore në agroturizëm gjatë muajve nëntor dhe maj. Aktivitetet do të udhëhiqen nga Dr. Brunilda Licaj dhe do të ofrojnë studentëve mundësinë të njohin nga afër zhvillimin dhe menaxhimin e agroturizmit, si një sektor që kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e traditave lokale. Gjatë këtyre vizitave, studentët do të eksplorojnë praktikat më të mira të agroturizmit, do të diskutojnë me profesionistë të fushës dhe do të analizojnë mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm në këtë industri. Ky aktivitet do të ndihmojë studentët të lidhen më afër me praktikën dhe të zhvillojnë aftësi të vlefshme për karrierën e tyre.