Në muajin prill 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Durrësit do të organizojë një takim me autorin Lulzim Harizi, ku do të zhvillohet një diskutim rreth poezisë, përkthimit dhe kontributit të tij në njohjen e autorëve shqiptarë përtej kufijve. Ky aktivitet do të përfshijë studentët e degës Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi (viti i parë dhe i dytë) si dhe studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional.
Gjatë takimit, Lulzim Harizi do të ndanë eksperiencat e tij si poet dhe përkthyes, duke theksuar rëndësinë e përkthimit në promovimin e letërsisë shqiptare në nivel ndërkombëtar. Diskutimi do të fokusohet në rolin e poezisë si një mjet për të përçuar vlera dhe mesazhe të fuqishme kulturore, si dhe në rëndësinë e përkthimit për të mundësuar njohjen dhe vlerësimin e autorëve shqiptarë jashtë kufijve të vendit. Aktiviteti do të ofrojë mundësinë për studentët që të thellohen në lidhjen midis letërsisë, përkthimit dhe kulturës ndërkombëtare.