- This event has passed.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, në muajin Shkurt 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës do të organizojë një seminar informues me temën “Përdorimi i Internetit me Siguri dhe Përgjegjësi”. Ky seminar do të ofrojë informacion dhe këshilla mbi mënyrat e sigurt të përdorimit të internetit, duke u fokusuar në rrezikun e mundshëm në hapësirën online dhe rëndësinë e përdorimit të tij me përgjegjësi, veçanërisht për studentët dhe adoleshentët.