Në muajin Janar 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës do të organizojë një aktivitet për promovimin e punimeve shkencore të studentëve të nivelit Master në lëndën e Kulturës Gjuhësore. Aktiviteti do të fokusohet në qasjen e studentëve drejt fushës së kërkimit shkencor dhe përmbushjen e kërkesave të hulumtimit shkencor në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ky aktivitet do të ofrojë mundësi për studentët të prezantojnë punimet e tyre shkencore dhe të diskutojnë zhvillimet më të fundit në këtë fushë.