Në muajin Janar 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës do të organizojë një projekt prezantimi mbi Analizën e Karaktereve në Letërsinë Amerikane. Ky aktivitet do të fokusohet në studimin dhe analizën e karaktereve të njohura nga letërsia amerikane, duke ofruar mundësi për studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre analitike dhe prezantuese në këtë fushë.