
- This event has passed.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Fakulteti i Biznesit, do të organizojë një leksion të hapur me temën “Problematikat e Biznesit”, që do të zhvillohet në muajin shkurt 2025. Prof. Asoc. Dr. Uplian Hoti, një ekspert i njohur në menaxhimin e biznesit dhe zgjidhjen e problemeve organizative, do të drejtojë këtë aktivitet dhe do të ofrojë një pasqyrë të thelluar mbi sfidat dhe problemet më të zakonshme që hasin bizneset në funksionimin e tyre të përditshëm.