
- This event has passed.
Departamenti i Letërsisë, pati kënaqësinë e veçantë të mirëpriste poetin e përkthyesin, Rudolf Marku dhe botuesen Elda Vela. Në një diskutim të ngrohtë, u diskutua mbi rëndësinë e letërsisë si ruajtëse e vlerave më të rëndësishme njerëzore, si shprehje e epërme e lirisë së brendshme, si vlerë estetike që e bën njeriun qenie më të bukur. Shtëpia botuese “Mediaprint” i dhuroi bibliotekës së Fakultetit të Edukimit kopje nga botimet e tyre të fundit, me autorë bashkëkohorë shqiptarë.