Në muajin Janar 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës do të organizojë një panel studentor me studentët e programeve të ndryshme të studimit. Tema e këtij paneli do të jetë “Kontribut për Metodologjinë e Studimit të Shkollave dhe Ideve Pedagogjike Shqiptare”. Aktiviteti do të ofrojë një mundësi për studentët të ndajnë dhe diskutojnë kontributet e mundshme në zhvillimin dhe avancimin e metodologjisë pedagogjike shqiptare, duke theksuar rëndësinë e ideve dhe praktikave të edukimit në kontekstin shqiptar.