
Departamenti i Shkencave Politike organizon një leksion të hapur me temën “Rrjetet Sociale – Thikë me Dy Presa: Mësime nga Një Tragjedi”, i cili do të mbahet nga Dr. Blerina Gjerazi. Ky leksion do të shqyrtojë ndikimin e rrjeteve sociale në shoqërinë moderne dhe pasojat që mund të kenë në jetën e individëve dhe komunitetit, duke marrë si shembull tragjedi të njohura që janë pasojë e keqinterpretimit dhe keqpërdorimit të këtyre platformave.