
Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Fakulteti i Biznesit, do të organizojë një leksion të hapur me temën “Krizat Ekonomike dhe Sfidat e Zhvillimit”, që do të zhvillohet në muajin mars 2025. Prof. Asoc. Dr. Ela Golemi, një ekspert i njohur në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit, do të drejtojë këtë aktivitet dhe do të ofrojë një pasqyrë të thelluar mbi ndikimin e krizave ekonomike në zhvillimin e shteteve dhe shoqërive.