Në muajin Janar 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës do të organizojë një konkurs podcast me studentët e vitit të dytë të Bachelorit në kursin “Teknologjia e Mësimdhënies së Gjuheës Shqipe dhe Letërsisë”. Aktiviteti do të fokusohet në digitalizimin dhe mënyrat se si mund të përdoren teknologjitë moderne për të përmirësuar procesin e mësimdhënies dhe mësimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Studentët do të krijojnë dhe prezantojnë podcast-e, duke shprehur idetë e tyre mbi mënyrat e përhapjes dhe aplikimit të teknologjisë në edukim.