Ditën e sotme, në kuadër të projektit @iotecoeu dhe në bashkëpunim me @durresport, u zhvillua një leksion i hapur me temë “Durrës Port Towards Smart Port”.
Gjatë këtij prezantimi, Ing. Vegim Hoti, Drejtues i Njësisë së Inovacionit në Autoritetin Portual Durrës, trajtoi çështje kyçe si:
Statusi aktual i Portit të Durrësit
Teknologjitë ekzistuese dhe hapat drejt transformimit digjital
Avantazhet e një porti inteligjent
Shembuj të suksesshëm nga porte ndërkombëtare
Fokusi kryesor i leksionit ishte roli i Internet of Things (IoT) në optimizimin e operacioneve portuale, forcimi i sigurisë kibernetike, monitorimi i ndotjes mjedisore dhe përdorimi i teknologjive të gjelbra për të ndërtuar një port më të qëndrueshëm dhe efikas.
Në një epokë ku transformimi i gjelbër dhe inovacioni digjital janë thelbësorë, Porti i Durrësit po synon të jetë model i zhvillimit të qëndrueshëm dhe inteligjent në rajon.