Erasmus +, ”Bologna Hub Peer Support II”

Në datat 23 – 24 Tetor 2023, në kuadër të projektit Erasmus +, ”Bologna Hub Peer Support II”, i zbatuar nga Agjencia Gjermane për Shkëmbimet Akademike (DAAD), u zhvillua eventi me ekspertë Prof. Iryna Zolotaryova, Universiteti Kombëtar i Ekonomisë Simon, (Simon Kuznets Kharkiv National University of Economics (Ukrainë) dhe Lore Demedts, Përgjegjës për Zhvillimin Arsimor Artevelde University of Applied Sciences (Belgjikë), lidhur me  nevojat e Fakulteteve në lidhje me fushat e ndërkombëtarizimit dhe shkëmbimet, inovacionin në mësimdhënie dhe mësimnxënie dhe zhvillimi i kurrikulës/modularizimi.

 

Projekti synon të nxisë zbatimin e angazhimeve kryesore të Bolonjës në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në të gjithë Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA). 

 

Në takim morën pjesë anëtarë të Fakultetit të Biznesit, Edukimit, Teknologjisë dhe Informacionit, Studimeve Profesionale, Shkencave Politike Juridike, ku ndërvepruan në diskutime/sygjerime për metoda të mësimdhënies, si inteligjenca artificiale në mësimdhënie dhe mësimxënie, kurrikulat e ndryshuara sipas kërkesave të kohës, projekteve të përbashkëta dhe diploma të përbashkëta.

https://eu.daad.de/programme-und-hochschulpolitik/bologna/bologna-hub-peer-support/de/

This will close in 0 seconds

en_USEnglish