Emërohen Dekanët e rinj në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës! (2024)

🎯Emërohen Dekanët e rinj në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës!

📍Në sallën e Rektoratit të UAMD-së u zhvillua ceremonia e emërimit të Drejtuesëve të rinj të Njësive Kryesore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

📌Në fjalën e tij, Rektori i UAMD-së Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, i uroi suksese Dekaneve të rikonfirmuar dhe atyre të rinj si dhe i ftoi ata që të vazhdojnë frymën e bashkëpunimit për të përballuar sfidat që ky të jetë një 4-vjeçar i suksesshëm. “Me këtë ndryshim, ne jemi të sigurt që do të sjellim energji të reja dhe inovacione në drejtimin akademik të fakulteteve tona.”- u shpreh ai.

🔹Fakulteti i Biznesit: Prof. Asoc. Dr. Llambi Prendi.
🔹Fakulteti i Edukimit: Prof. Asoc. Dr. Klodiana Leka.
🔹Fakulteti i Shkencave Politike Juridike: Prof. Asoc. Dr. Linert Lirëza.
🔹Fakulteti i Studimeve Profesionale: Prof. Asoc. Dr. Rezarta Kalaja.
🔹Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit: Prof. Asoc. Dr. Anjeza Pasku.

Urime të përzemërta për dekanët e rinj për këtë detyrë të rëndësishme dhe suksese në misionin e tyre për të avancuar edukimin dhe hulumtimin në universitetin tonë!

This will close in 0 seconds

en_USEnglish