Ekspozita:“Letra nga Ferri: pasqyrë e thellë e shpirtit të të burgosurve politikë përmes letrave dhe dokumenteve”

📌Fakulteti i Edukimit – UAMD ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitën “Letra nga Ferri”, që sjell para vizitorëve një dimension të thellë njerëzor të përvojës së të burgosurve politikë gjatë regjimit komunist (1944-1990), një periudhë e errët e historisë shqiptare, e shoqëruar me dhunë dhe terror në burgjet politike.

📽️Ekspozita është kuruar nga Ergys Mërtiri dhe Violeta Murati, në bashkëpunim me Institutin për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

🔔”Letra nga Ferri” do të qëndrojë e hapur deri më 🗓️06.03.2025 në hollin e Fakultetit të Edukimit.

💡Ekspozita ofron një pasqyrë të thellë të shpirtit të të burgosurve politikë përmes letrave dhe dokumenteve, që pasqyrojnë rezistencën e tyre intelektuale dhe shpirtërore përballë regjimit të dhunshëm. Ajo synon të krijojë një atmosferë introspektive, duke ftuar vizitorët të përjetojnë emocionet, vuajtjet dhe shpresat e atyre që përjetuan ferrin e burgjeve komuniste. Në qendër të ekspozitës janë fjalët e të burgosurve – dëshmi të shkruara të qëndresës që tejkaloi torturat dhe mizoritë e regjimit.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish