Eksperienca dhe Inovacioni në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës – Projekti PELMOB

Në auditorët dhe laboratorët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, gjatë datave 22-25 prill 2025, patëm kënaqësinë të ndanim eksperiencat tona me studentët e UAMD-së dhe grupet e interesit, në kuadër të aktiviteteve të projektit PELMOB.

Diskutimet u fokusuan në promovimin e përdorimit të mjeteve elektrike, të cilat sjellin përfitime të mëdha ekonomike dhe mjedisore për komunitetin. Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve ishte përgatitja akademike dhe profesionale e stafit që do të përdorë dhe mirëmbajë këto mjete moderne.

Interesi i grupeve të interesit, përfshirë edhe shitësit e mjeteve elektrike, është gjithnjë në rritje, pasi kërkesat për këto teknologji të qëndrueshme po shtohen çdo ditë e më shumë.

Përdorimi i mjeteve elektrike nënkupton një hap drejt një mjedisi më të pastër, më të gjelbër, pa ndotje mjedisore dhe pa ndotje akustike – një kontribut i rëndësishëm për të ardhmen tonë të përbashkët.

en_USEnglish