“Eko – hotelet si një model i përgjegjësisë ambjentale dhe inovacionit në industrinë e hotelerisë” (20 Mars 2024)

20 Mars 2024, në ambjentet e Fakultetit të Biznesit, Departamenti i Menaxhimit zhvilloi seminarin për prezantimin e gjetjeve të kërkimit të projektit “Eko – hotelet si një model i përgjegjësisë ambjentale dhe inovacionit në industrinë e hotelerisë”, mbështetur nga Agjensia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit,.
Grupi i kërkuesve të projektit: Prof. Dr. Ermira Qosja, PhD Denada Lica dhe Dr. Silvana Gashi prezantuan gjetjet e kërkimit të fokusuar në tre kampionë studimi: turistët, drejtuesit e strukturave akomoduese dhe grupeve të interesit të sektorit të turizmit.
Dekani i Fakultetit të Biznesit Prof. Shkëlqim Fortuzi dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Durrës, z. Artan Luku, përshëndetën aktivitetin e zhvilluar duke u shprehur që ndërmarrja e studimeve të tilla është në interes të zhvillimit te turizmit dhe forcimit të kërkimit shkencor e misionit të tretë të universitetit.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish