Program Description
Misioni i këtij programi studimi “E drejtë publike ndërkombëtare” është të ofrojë një perspektivë unike për formimin akademik të studentëve në fushën e të drejtës publike ndërkombëtare. Kjo synohet të arrihet nëpërmjet kombinimit të disiplinave klasike me disiplinat e reja që aplikohen në Bashkimin Evropian. Ky program studimi ka për qëllim që studentët të pajisen me njohuri akademike në fushën e të drejtës publike ndërkombëtare dhe zhvillimet bashkëkohore të vendit tonë në kuadrin e proceseve integruese, rajonale dhe evropiane.
Hapja e këtij profili ishte e nevojshme për shkak të mungesës së ketij profili në universitetet e tjera publike në vendin tonë. Masteri shkencor në “E drejtë publike ndërkombëtare” synon të formojë juristë dhe specialistë të aftë të punojnë në organizatat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Programi Master Shkencor në “E drejtë publike ndërkombëtare” ofron njohuri të thelluara në fushën e drejtësisë, duke rritur mundësitë për karrierë profesionale të specialistëve në institucionet e qeverisjes qëndrore dhe lokale. Në përfundim të këtij program studimor, synohet aftësimi dhe edukimi profesionistëve të drejtesisë me njohuri bashkëkohore që t’i përgjigjen kushteve të reja të zhvillimit të kontekstit kombëtar e më gjerë. Ndër të tjera, studentët pajisen me njohuri të thella të teorisë juridike dhe ekonomike. Gjithashtu, zhvillojnë aftësitë në fushën e kërkimit dhe kualifikimit më të avancuar shkencor. Nga ana tjetër, studentët zhvillojnë njohuritë mbi idetë politike, sistemet e qeverisjes, sistemet zgjedhore, partite politike, politikat publike, marrëdhëniet ndërkombëtare, teoritë e vendimmarrjes etj.

Misioni i këtij programi studimi është ofrimi i një perspektive unike për formimin akademik të studentëve në fushën e të drejtës publike ndërkombëtare
Pse duhet të studiojmë këtë program?
Formim i thelluar në të drejtën ndërkombëtare publike
Ky program ofron njohuri të avancuara mbi:
Përgatit juristë të kualifikuar për të analizuar, zbatuar dhe ndikuar në zhvillimin e rendit juridik ndërkombëtar.
Karrierë në institucione ndërkombëtare dhe shtetërore
Ky program hap dyer për punësim në:
Përputhshmëri me zhvillimet globale dhe sfidat moderne
Në një botë të globalizuar, njohja e së drejtës ndërkombëtare është thelbësore për mbrojtjen e interesave kombëtare, të drejtave të individit dhe për të kuptuar sfida globale si migracioni, ndryshimet klimatike, apo siguria ndërkombëtare.
Baza për një karrierë akademike ose diplomatike
Programi i jep studentëve një profil të veçantë kërkimor dhe analitik, të domosdoshëm për doktoratë në të drejtë ndërkombëtare apo për përfshirje në shërbimin diplomatik të shtetit.
Kujt i përshtatet ky program?
Studentëve që:
Zgjidh të ardhmen tënde globale me Masterin në të Drejtë Publike Ndërkombëtare.
Një diplomë që shkon përtej kufijve dhe të çon në qendër të vendimmarrjes ndërkombëtare.