E DREJTË PUBLIKE NDËRKOMBËTARE

Përshkrimi i Programit:

Misioni i këtij programi studimi “E drejtë publike ndërkombëtare” është të ofrojë një perspektivë unike për formimin akademik të studentëve në fushën e të drejtës publike ndërkombëtare. Kjo synohet të arrihet nëpërmjet kombinimit të disiplinave klasike me disiplinat e reja që aplikohen në Bashkimin Evropian. Ky program studimi  ka për qëllim që studentët të pajisen me njohuri akademike në fushën e të drejtës publike ndërkombëtare dhe zhvillimet bashkëkohore të vendit tonë në kuadrin e proceseve integruese, rajonale dhe evropiane.

Hapja  e këtij profili ishte e nevojshme për shkak të mungesës së ketij profili në universitetet e tjera publike në vendin tonë.  Masteri shkencor në “E drejtë publike ndërkombëtare” synon të formojë juristë dhe specialistë të aftë të punojnë në organizatat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Programi Master Shkencor në “E drejtë publike ndërkombëtare” ofron njohuri të thelluara në fushën e drejtësisë, duke rritur mundësitë për karrierë profesionale të specialistëve në institucionet e qeverisjes qëndrore dhe lokale. Në përfundim të këtij program studimor, synohet aftësimi dhe edukimi profesionistëve të drejtesisë me njohuri bashkëkohore që t’i përgjigjen kushteve të reja të zhvillimit të kontekstit kombëtar e më gjerë. Ndër të tjera, studentët pajisen me njohuri të thella të teorisë juridike dhe ekonomike. Gjithashtu, zhvillojnë aftësitë në fushën e kërkimit dhe kualifikimit më të avancuar shkencor. Nga ana tjetër, studentët zhvillojnë njohuritë mbi idetë politike, sistemet e qeverisjes, sistemet zgjedhore, partite politike, politikat publike, marrëdhëniet ndërkombëtare, teoritë e vendimmarrjes etj.

Misioni i këtij programi studimi është ofrimi i një perspektive unike për formimin akademik të studentëve në fushën e të drejtës publike ndërkombëtare

Duke zhvilluar aftësitë teorike, analitike, menaxhuese dhe këshilluese, ky program studimesh përgatit studentët për të punuar në cilësinë e specialistit të shkencave juridike pranë institucioneve të qeverisjes qendrore dhe vendore si dhe pranë institucioneve të tjera publike. Gjithashtu, të diplomuarit në këtë program studimesh mund të punësohen dhe në sektorin privat, ose pranë organizatave jo-qeveritare, ndërqeveritare etj.

en_USEnglish