Professional Master

E Drejtë Prone

Program Description

Masteri profesional në “E drejtë Prone” ka për synim kryesor, t’u mundësojë studentëve përvetësimin e koncepteve themelore të së drejtës mbi pronësinë, mbrojtjen e saj, njohjen e legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronave, legalizimin e zonave informale, kufizimet në ushtrimin e të drejtave te pronësisë dhe mjetet për sigurimin e ekzekutimit të të drejtave te pronësisë. Ky master synon të krijojë profesionistë në disa fusha të së drejtës së pronës (noter, avokat, përmbarues, vlerësues pronash etj). Krijimi i specialistëve të aftësuar në njohuri teknike të veçanta të marra nga institucione shtetërore apo partnerë lokale dhe privat nëpërmjet dijeve të praktikës.

U ofron studentëve mundësinë e zhvillimit të dijeve si dhe aftësive  praktike e profesionale në fushën e drejtësisë dhe ekspertizën mbi analizën e ligjit dhe lidhjeve të tij me fusha tё tjera shoqёrore.

Integrimi i njohurive bazë dhe atyre formuese së bashku me praktikat mësimore e pajisin studentin me aftësi dhe ekspertizën e nevojshme për të konkurruar  në tregun e punës.

  1. U ofron studentëve mundësinë e thellimit  dhe zhvillimit të dijeve si dhe aftësitë  praktike e profesionale në fushën e drejtësisë dhe ekspertizën mbi analizën e ligjit dhe lidhjeve të tij me fusha tё tjera tё realitetit shoqёror;
  2.  Mundëson njohuri menaxhuese, këshilluese, analitike, shkathtësi dhe kompetenca, të cilat do të gjejnë zbatim në sektorin publik dhe atë privat;
  3. Pregatit profesionistë të ligjit, të formuar me dije dhe njohuri bashkëkohore që t’i përgjigjen kushteve të reja të zhvillimit;
  4.  Krijon premisa dhe formon specialistë dhe ekspertë të ligjit me njohuritë bazë në fushën e kërkimit dhe kualifikimit më të avancuar shkencor.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish