Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Data 03 Maj shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, në kuadër të kësaj dite, studentët e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike nën udhëheqjen e lektores Dr. Mirela Metushaj, zhvilluan një takim me gazetaren e mirënjohur, Znj.Klodiana Lala.

Biseda e saj me studentët u zhvillua rreth rolit të mediave dhe gazetarëve në raportimin e informacionit me vëmendje mbi Rolin e Gruas në Media në Shqipëri. Bashkëbisedimi me Znj. Lala ishte shumë frymëzues dhe nxitës për studentet tanë të cilët drejtuan një mori pyetjesh drejt gazetares.

Znj.Lala, e diplomuar për Gazetari dhe Juridik, me një eksperience prej më shumë se 10 vitesh tek Gazeta Shqiptare dhe gazeta të tjera si Balkan, Koha Jonë, etj., prej 2016 është e angazhuar si gazetare në News 24. Vlerësuar me shumë çmime e suksese në karrierën e saj si çmimin e parë për gazetari investigative nga BE dhe çmim të dytë në Vjenë për gazetari investigative.

Në përmbyllje të këtij takimi, u cilësua se në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit duhet reflektuar mbi sfidat me të cilat përballen të gjithë dhe nga të cilat varet arritja ose ruajtja e demokracisë.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish