Department of Information Technology

Description of the Department

Departamenti i Teknologjisë së Informacionit është pjesë e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, i cili mbulon 3 (tre) programe studimi me kohë të plotë në Ciklin e Parë të Studimeve: “Multimedia dhe Televizion Digjital”, “Teknologji Informacioni” dhe “Sisteme Informacioni”, si dhe 1 (një) program studimi 2-vjeçar me kohë të plotë në Ciklin e Parë: “Specialist Pajisjesh Elektronike”. Në Ciklin e Dytë të Studimeve, departamenti ofron 2 (dy) programe Master Profesional: “Multimedia dhe Televizion Digjital” dhe “Sisteme ERP”.

Ai ka si qëllim të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve, si dhe të formojë specialistë të kualifikuar dhe profesionistë të rinj në fushën e Teknologjisë së Informacionit, bazuar në programe dhe kurrikula bashkëkohore, të përshtatshme për kërkesat e tregut të punës në Shqipëri dhe më gjerë.

Departamenti synon të garantojë cilësi të lartë dhe të përmbushë standardet akademike për të gjitha programet e studimit që ofron, në të dy ciklet. Gjithashtu, ai nxit, mbështet dhe zhvillon aktivitetin shkencor të stafit akademik dhe studentëve përmes pjesëmarrjes në konferenca, seminare dhe workshop-e.

Një tjetër fokus i rëndësishëm është bashkëpunimi me institucione publike, organizata dhe biznesin privat, me qëllim identifikimin e nevojave të tregut dhe përshtatjen e programeve mësimore në funksion të tyre. Në këtë mënyrë, departamenti kontribuon në përgatitjen praktike të studentëve dhe rritjen e mundësive të tyre për punësim.

Objektivat e Departamentit të Teknologjisë së Informacionit lidhen ngushtë me veprimtaritë formuese të programeve që ai ofron në ciklet Bachelor dhe Master. Me një staf akademik të përkushtuar dhe dinamik, departamenti synon të krijojë kushte optimale për zhvillimin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Stafi akademik i departamentit i kushton rëndësi të veçantë kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional, duke kontribuar në rritjen e cilësisë akademike përmes pjesëmarrjes në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, publikimeve në revista shkencore dhe avancimit në tituj dhe grada shkencore.

Study Programs

Information Technology

Bachelor's degree

Quantum Information Technology

Master of Science

Electronic Equipment Specialist

Program 2-vjeçar

Multimedia and Digital Television

Bachelor's degree

Multimedia and Digital Television

Professional Master

Information Systems

Bachelor's degree

Sisteme ERP

Professional Master

Staff:

Department Head

 

Lektorë

 

en_USEnglish