Departamenti i Shkencave Ekonomike

Përshkrimi i Departamentit të Shkencave Ekonomike

Departamenti i Shkencave Ekonomike është një prej pesë njësive bazë të Fakultetit të Biznesit, i cili numëron dymbëdhjetë anëtarë në përbërjen e tij. Sikurse dhe departamentet e tjera të UAMD-së, Departamenti i Shkencave Ekonomike përbëhet nga një staf relativisht i ri në moshë, që manaxhon me cilësi e përgjegjshmëri të lartë mbarëvajtjen e studimeve në tre Ciklet e Studimit: Bachelor në “Shkenca Ekonomike”, Master Shkencor në “Ekonomi Biznes”, dhe Doktoratë në “Shkenca Ekonomike”.

Realizimi i mësimdhënies është bazuar në kurrikula bashkohore të hartuara nga vetë lektorët, të përditësuara e të mbështetura në të dhënat më të reja të sferës akademike në përputhje me drejtimet që gjithsecili zotëron me profesionalizëm. Syllabuset janë rishikuar përsa i përket literaturës së përdorur, që të jetë sa më bashkëkohore, si edhe pasqyrimit të saktë dhe jo të përsëritur nga një stad i modulit tek tjetri, për ti ofruar studentëve njohuri në vazhdimësi dhe të reja e specifike për çdo modul.

Stafi akademik i DSHEK, është një staf i kualifikuar me tituj e grada shkencore, i përkushtuar në mësimdhënie, por gjithashtu edhe në kërkim shkencor. Puna e anëtarëve të Departamentit të Shkencave Ekonomike, është punë intensive dhe e përgjegjshme individuale dhe në grup, në ndihmë të njëri-tjetrit, të komunitetit studentor, atij akademiko-shkencor dhe politikbërës, si dhe në ndihmë të biznesit lokal. Zhvillimi i procesit mësimor, kryhet me korrektesë maksimale nga anëtarët e departamentit duke u përkushtuar në përmbushjen tërësore të objektivave mësimore.

Study Programs

Shkenca Ekonomike

Bachelor

Informatik Ekonomike

Bachelor

Ekonomi Biznesi

Master of Science

Shkenca Ekonomike

Doktoratë

Staff:

Department HeadDR. Alma Zisi

LecturerPROF.DR.MITHAT MEMA

Prof. Dr. Mit’hat Mema është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Shkencave Ekonomike të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, që nga Shtatori i vitit 2006 në lëndët Mikroekonomi, Makroekonomi, Ekonomi Mjedisi, Ekonomiks Menaxherial dhe Ekonometri. Ka përfunduar studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranes, Dega Financë në vitin 1989. Studimet Master Shkencor në vitin 1998 në fushën e Ekonomisë së Mjedisit dhe Rregullimin e Teritorit, i ka përfunduar pranë Institutit Agronomik Mesdhetar të Saragozës, Spanjë. Ai mban gradën shkencore Doktor në Shkenca Ekonomike të fituar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Saragozës Spanjë. Në Korrik 2009 fiton titullin Profesor i Asociuar dhe që nga Dhjetori 2012 mban titullin Profesor. Profesor Mema ka mbajtur detyra të rëndësishme në universitet si Dekan, Zv Rektor dhe Rektor i Universitetit   

Prof. Dr. Mithat Mema është specializuar në fushën e teorisë së Ekonomisë së Burimeve Natyrore. Gjithashtu ai zotëron një experiencë të spikatur në drejtim të hartimit dhe implementimit të politikave ekonomike europiane në bujqësi. Ai ka qenë pjesë, në cilësinë e kërkuesit shkencor, i më shumë se 5 projekteve kërkimore shkencore të financuara nga institucione europiane. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në një numër shumë të konsiderueshëm projektesh Tempus. Prof. Dr. Mithat Mema ka botuar më shumë se 20 artikuj shkencorë dhe është bashkëautor në tre tekste mësimore. Gjithashtu ai ka marrë pjesë dhe ka referuar në më shumë se 35 aktivitete shkencore të organizuara në vende të ndryshme si Spanjë, Itali, Francë, Gjermani, Rumani, Poloni, Bullgari etj.

Fushat e tij të kërkimit shkencor jane të përqëndruara në: Analiza e përdorimit të Burimeve Natyrore; Studimi i Impaktit Mjedisor dhe i Eksternaliteteve negative; Tregu i punës dhe ndryshimet demografike; Zhvillimet Rajonale, etj.

LecturerPROF.AS.DR.ELA GOLEMI

Ela Golemi është profesore e Makroekonomisë dhe Ekonomisë Ndërkombëtare, anëtare e Departamentit të Shkencave ekonomike, Fakulteti Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. 11 Tetor 2018 deri më 31.01.2020 ka qenë Dekane e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën . Ka shërbyer si anëtare e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë dhe anëtare e Komitetit të Auditimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2011-2018. Ka fituar gradën Doktore e Shkencave Ekonomike në vitin 2016 në Universitetin Europian të Tiranës, si dhe titullin Prof. As. Dr. në vitin 2022. 12 vitet e para të karrierës i ka në pozicione drejtuese në disa prej bankave kryesore të nivelit të dytë në Shqipëri. Në vitet 2004-2007 ka shërbyer si nënkryetare e Bashkisë Durrës, duke drejtuar departamentin e politikave fiskale, buxhetit, auditimit, ndihmës sociale etj.

Veprimtaria shkencore e saj ka në fokus çështje të stabilitetit financiar të vendit dhe politikat ekonomike të Ballkanit Perëndimor për integrimin në Bashkimin Europian, çështje për të cilat ka shkruar artikuj shkencor dhe i ka publikuar në Revista Shkencore Evropiane. Ka marrë pjesë aktive në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare, simpoziume dhe seminare në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

LecturerPROF.AS.DR.ERMIR SHAHINI

Prof. As. Dr. Ermir Shahini është pedagog full time pranë Departamentit të Shkencave Ekonomike të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, që nga Tetori i vitit 2013 në lëndët Mikro e Makroekonomi Bazë dhe te Avancuar, Histori e Mendimit Ekonomik, Ekonomiksi i Ceshtjeve Sociale dhe Bazat e Ekonomiksit te Sjelljes.

Ka përfunduar studimet e Larta në Universitetin e New Yorku-t ne Tirane, Dega Administrim Biznes në vitin 2009. Ka përfunduar studimet Master në vitin 2010 nga Empire State College, Master Shkencor ne ‘’E Drejte Publike’’ ne vitin 2012 dhe Doktorraturë ne Shkencat Ekonomike prane Fakultetit te Biznesit te Universitetit Aleksander Moisiu Durres, ne vitin 2016. Prej Shkurtit të Vitit 2016 mban Gradën Shkencore “Doktorr ne Shkencat Ekonomike’’ dhe prej Shkurtit te vitit 2023 mban titullin “Profesor i Asociuar” ne Ekonomi nga Universiteti Buqesor i Tiranes. Është gjithashtu mbajtes i titullit “Vleresues i Pasurive te Patundshme’’, lëshuar nga Akademia e Ndertimit nga Ministria e Transportit ne 2012.

Punimet e tij shkencore në fushën e ekonomisë i ka prezantuar dhe ne portalin e veprave Shkencore ne SCOPUS ku deri ne shtator te vitit 2023 ka 9 punime shkencore dhe mban nje vleresim hi (Hirsch index) ne vleren 3, gjithashtu ka botuar në një sërë Konferencash dhe Revistash Shkencore, Kombëtare e Ndërkombëtare.  Fushat e tij të kërkimit janë të fokusuara në: Eficencen Insitucionale; Politikat ekonomike në funksion të rritjes së qëndrueshme ekonomike; Ekonomia Eksperimentale, Ekonomia e Sjelljes , Ekonomia Ligjore, etj.

LecturerDR.ALMA ZISI

Dr. Alma ZISI është pedagoge full time pranë Departamentit të Shkencave Ekonomike të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, që nga Shtatori i vitit 2009. Është angazhuar në mësimdhënien e lëndëve Mikro e Makroekonomi, Ekonomiksi i Sektorit Publik dhe Ekonomi Ndërkombëtare.

Ka përfunduar studimet e Larta në vitin 2002 në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë, në degën Ekonomiks. Studimet pasuniversitare master në “Studimet Ekonomike Europiane” i përfundon  në vitin 2006 pranë Universitetint të Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë. Në dhjetor 2014, merr gradën Doktor në fushën “Shkenca Ekonomike”, në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës . Punimet e saj shkencore në fushën e ekonomisë i ka prezantuar dhe botuar në një sërë Konferencash dhe Revistash Shkencore, Kombëtare e Ndërkombëtare.  Fushat e saj të kërkimit janë të fokusuara në: Impaktin e Investimeve të huaja direkte, Papunësia, problemet dhe sfidat në rradhët e të rinjve, Politikat ekonomike në funksion të rritjes së qëndrueshme ekonomike; etj.

LecturerDR.ALBA RAMALLARI

Dr. Alba Ramallari (Allmuça) është pedagoge me kohë të plotë në Departamentin e Shkencave Ekonomike të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, që nga Tetori i vitit 2015 në lëndët Mikroekonomi, Makroeokonomi, Ekonomiks Publik në nivelin Bachelor dhe Master. Që nga viti 2008 e në vazhdim ka dhënë mësim në programin bachelor dhe master në Universitetin e Tiranës – Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës  si dhe në Universitete Private.

Alba është diplomuar në 2008 nga Universtiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Ekonomiks. Në 2010 ka marrë diplomë në Master nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Universiteti i Bamberg (Gjermani) për Master në Studime Ekonomike Europiane. Ka përfunduar Doktoraturën në Ekonomiks me temë “Përballueshmëria e Borxhit Publik” vlerësuar me “Shumë mirë”.

Ka kryer kualifikime për sistemin dhe deklarimet financiare. Punimet e saj shkencore në fushën e ekonomisë, makroekonomisë, politikave fiskale dhe monetare si edhe financave publike dhe ndërkombëtare i ka prezantuar dhe botuar në një sërë Konferencash dhe Revistash Shkencore, Kombëtare e Ndërkombëtare. si në Greqi Mal i Zi, , Turqi, Çeki, Serbi, Kosove, etj.

Gjithashtu ka kryer edhe botime në revista si US-China, European Research Studies Journal (ERSJ), IJEES, Springer edition si edhe në Ekonomia dhe Tranzicioni.

LecturerDR.DANIELA LIKA

Dr. Daniela Lika është lektore në Departamentin e Shkencave Ekonomike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti ‘Aleksander Xhuvani’ (DINII, në Financë-Kontabilitet), nga Universiteti ‘Aleksander Moisiu’ (MSH në Financë-Bankë) dhe nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës (Doktoratë në Shkenca Ekonomike).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e Kontabilistes në disa kompani (Kurum International sh. a, Delta sh.a, Primalat sh.p.k).

Dr. Daniela Lika është bashkëautore e dy cikle leksionesh (Makroekonomi, Ekonomia e Krizave) dhe disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Punimet e saj jane te fokusuara ne zhvillimin e qendrueshem ekonomik, tregtine e lire si dhe ne ekonomine e krizave.

LecturerDR.ENTELA VELAJ

Dr. Entela Velaj është pedagoge full time pranë Departamentit të Shkencave Ekonomike të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, që nga Tetori i vitit 2012 e në vijim në lëndët Mikroekonomi  Makroekonomi dhe Ekonomiks Menaxherial. Ka përfunduar studimet në Akademinë e Rendit Publik në vitin 1998. Në vitin 2009 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Biznesit  pranë Universitetit Kristal, profili “Financë”. Në vitin 2011  është diplomuar në Master i Shkencave në Fakultetin e Biznesit, pranë Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës në profilin “Administrim Financiar”. Në vitin 2016 mori gradën “Doktor i Shkencave” me temë: “Efiçienca e taksave direkte dhe indirekte, model vleresimi” në Shkencat Ekonomike pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”  Durrës. Ajo mban titullin “Konsulent tatimor-doganor“, që prej vitit 2011. Deri në vitin 2008 ajo ishte inspektore tatimore në Drejtorinë Rajonale Tatimore  Durrës. Që nga viti 2009 ajo ka menaxhuar një studio konsulence fiskale kryesisht per kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri.

Ajo është autore e disa publikimeve shkencore në fushën e ekonomisë dhe të taksave në revista shkencore dhe konferenca ndërkombëtare ku fusha e saj e kërkimit ështe taksat dhe politikat fiskale.

LecturerDR.JONIDA GASHI

Jonida Gashi është lektore në Departamentin e Shkencave Ekonomike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës qё nga 2008. Lëndët kryesore të lektruara prej saj janë Mikroekonomia, Makroekonomia, Ekonomia e Tregut tё Punёs, Ekonomia e Mjedisit dhe Ekonomiksi Menaxherial. Ajo zotëron një Diplomë Universitare në Ekonomi dhe Biznes, profili Ekonomia e Institucioneve dhe e Tregjeve Financiare lëshuar nga Universiteti i Studimeve “Giorgio Fua” i Ankonës, Itali. Studimet e saj të mëtejshme përmbajnë Master në Strategji dhe Menaxhim Firme, profili Strategji dhe Financë për Transformimin Urban, Instituti i studimeve “Adriano Olivetti” per Administrimin e Ekonomise dhe te Firmave, Ankona, Itali dhe Diplomë Master i Nivelit të Dytë në Administrim Biznes, profili Financë-Kontabilitet, Universiteti “Marin Barleti”, Tiranë, Shqipëri. Aktualisht ajo zotёron titullin ‘’Doktore e Shkencave’’ nё Shkenca Ekonomike duke mbrojtur punimin ‘’Produktiviteti i Punёs dhe Ekonomitё e Shkallёs’’.

Jonida Gashi është autore dhe bashkë-autore në disa publikime në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare ne fusha te ndryshme si: Politikat ekonomike dhe integriteti Europian, Problematikat dhe programet e punesimit ne Shqiperi, Pagat dhe inflacioni, Politikat e taksave ne Shqiperi, Inflacioni dhe rritja ekonomike, Konsumi dhe GP-ja, Ekonomia blu, atj.

LecturerDR.LLAMBI PRENDI

Dr. Llambi PRENDI është lektor pranë Departamentit të Shkencave Ekonomike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës (Bsc. Ekonomiks), Msc. Administrim Biznesi pranë Universitetit “Aleksander Moisiu” Durrës gjithashtu ka fituar gradën Doktor në Shkenca Ekonomike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Gjatë karrierës së tij ka mbajtur pozicione si: Brand Manager pranë “Century 21”, Zv.Drejtor pranë kompanisë Abissnet, Anëtar i bordit mbikëqyrës në Bursën e Tiranës dhe FAF.sha. Në pozicionin e tij aktual në UAMD, ai ligjëron këto lëndë: Bazat e Mikroekonomisë, Mikroekonomia e avancuar, Bazat e Makroekonomisë, Makroekonomi e avancuar për studentët bachelor dhe Ekonomiks Menaxherial, Ekonomia e Krizave Botërore për studentët e ciklit master.

Dr. Llambi Prendi është bashkautor i tre literaturave: (Ekonomiks Menaxherial, Mikroekonomi, Ekonomia e Krizave) dhe e më shumë se 20 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, te fokusuara ne Ekonomine Qarkulluese; Mikroekonomi; Makroekonomi.

LecturerDR.iRINI GOGA

Dr. Irini Goga është pedagoge me kohë të plotë në Departamentin e Shkencave Ekonomike të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, që nga Shtatori i vitit 2023. Që në vitin 20013 ka dhënë mësim në programin bachelor në Universitetin Bujqësor të Tiranës – Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Në vitin 2021, i rikthehet mësim-dhënies në Universitetin Europian të Tiranës.

Irini është diplomuar në 2001 nga Universitetin Bujqësor të Tiranës – Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit Dega: Drejtim Agrobiznesi. Në 2003 ka marrë diplomë në Master nga CIHEAM, Zaragozë, Spanjë, mbi “Zhvillimin Ekonomik i qëndrueshëm në lidhje me ambjentin.”.vQe nga viti 2022 mban Graden Shkencore Doktorr i Shkencave te mbrojtur ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit.  

Punimet e saj shkencore në fushën e ekonomisë dhe menaxhimiti ka prezantuar dhe botuar në një sërë Konferencash dhe Revistash Shkencore, Kombëtare e Ndërkombëtare. si në Mal i Zi, Itali, Bulgari, etj.

Gjithashtu ka kryer edhe botime në revista si European Research Studies Journal (ERSJ), IJEES, si edhe në revistën: Economicus.

LecturerDR.MARTIN KUKA

Martin Kuka është lektor në Departamentin e Shkencave Ekonomike të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një diplomë Bachelor 4-vjeçar (njësuar nga MASH si Master Shkencor) nga Universiteti i Athinës në fushën e Filozofisë, një diplomë tjetër Bachelor 4-vjeçar në Ekonomi nga State University of New York – Empire State College, një diplomë Master Shkencor nga Universiteti i Athinës në Sociologji, si dhe dy diploma Master (MA dhe Mphil) në Filozofi nga Universiteti Katolik i Luvenit, Belgjikë. Nga viti 2022, ai mban Graden shkencore Doktor i Shkencave te fituar në Universitetin Harokopio të Athinës, me temë doktorature “Hapësira dhe Politika. Transformime Sociologjike në Periudhën e Globalizimit”.

Martin Kuka është autor i librit Hyrje në Teorinë e Lojës, (Botimet Albpaper, Tiranë, 2014), si dhe i disa cile leksionesh per studentet bachelor dhe master te Departamentit te Shkencave ekonomike.  Ai ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare, me temë kryesore emigracionin shqiptar.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish