Departamenti i Gjuhëve të Huaja

Përshkrimi i Departamentit të Gjuhëve të Huaja

Departamenti i Gjuhëve të Huaja, pjesë e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, përbëhet nga një ekip akademik me përvojë të gjerë në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të ofruar. Ky departament ofron katër programe studimi: dy në ciklin e parë dhe dy në ciklin e dytë të studimeve, të cilat janë dizajnuar në përputhje me nevojat e tregut dhe zhvillimet më të fundit akademike.

Departamenti synon të përgatisë studentë të aftë në fushat e gjuhësisë, përkthimit, interpretimit, komunikimit ndërkulturor dhe mësimdhënies së gjuhëve të huaja. Përmes një qasjeje të integruar dhe multidisiplinare, programet e studimit ofrojnë studentëve njohuri të thelluara teorike dhe praktike në këto fusha, duke i pajisur ata me aftësi konkurruese për tregun e punës, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.

Që nga themelimi i tij, Departamenti i Gjuhëve të Huaja ka njohur një rritje të qëndrueshme në cilësinë e mësimdhënies, duke ndjekur standardet më të larta akademike dhe metodologjike. Angazhimi në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe partneritetet me institucione të tjera akademike brenda dhe jashtë vendit, kanë zgjeruar mundësitë për zhvillimin e studentëve dhe stafit akademik. Departamenti ofron gjithashtu mundësi për praktika profesionale dhe programe të mobilitetit ndërkombëtar, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësi profesionale dhe të fitojnë përvoja ndërkulturore.

Study Programs

Gjuhë Gjermane dhe Angleze

Bachelor

Gjuhë Angleze

Bachelor

Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Angleze

Master i Shkencave

Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Gjermane

Master I Shkencave

Staff:

Departamenti i Gjuhëve të Huaja përbëhet nga 21 lektorë me kohë të plotë dhe aktivizon afërsisht 30 lektorë me kohë të pjesshme çdo vit akademik. 

  • Stafi akademik me kohë të plotë

 

Nr.

Emër Mbiemër

 

1.

Prof. As. Dr. Anita Muho 

Drejtues i Njësisë Bazë

Profesor 

2.

Dr. Alketa Dumani 

Lecturer

3.

Dr. Anisa Trifoni

Lecturer

4.

Dr. Anita Neziri 

Lecturer

5.

Dr. Denaida Trungu 

Lecturer

6.

Dr. Ekaterina Strati

Profesor

7.

Prof. As. Dr. Emilda Roseni

Profesor

8.

Dr. Ermira Kthupi

Lecturer

9.

Prof. As. Dr. Ervin Balla 

Profesor

10.

Dr. Florinda Borici

Lecturer

11.

Prof. As. Dr. Gentjana Taraj

Profesor

12.

Prof. As. Dr. Klodiana Leka 

Profesor

13.

Dr. Marsela Turku

Lecturer

14.

Dr. Piro Tanku

Lecturer

15.

Msc. Elira Xhakollari

Asistent Lektor 

16.

Msc. Megi Tirana

Asistent Lektor 

17.

Msc. Olivera Presi

Asistent Lektor 

18.

Msc. Sonila Osmani

Asistent Lektor 

19.

Doc. Raim Beluli

Lecturer

20.

Prof. As. Dr. Suzana Gjata

Profesor 

21.

Prof.As. Dr. Rregjina Gokaj 

Profesor 

This will close in 0 seconds

en_USEnglish