The Department of Finance and Accounting is one of the five core units of the Faculty of Business. The department has continuously grown, both in terms of the study programs it offers across all three academic cycles and in its student intake capacity, ranking as the department with the highest number of students within the Faculty of Business.
The Department of Finance and Accounting, with a relatively young staff but rich in experience both domestically and internationally, is composed of one Associate Professor, ten PhD holders, one PhD candidate, and four members holding a Master's degree in Science. The department is committed to preparing students for their career progression, fostering a desire for learning, and guiding them towards future employment opportunities. The staff also includes former students of the faculty who graduated with high results in either two or three academic cycles. The department strives to produce graduates who are technically competent, capable of independent thinking, able to critically assess situations, act responsibly and ethically, contribute positively, and be collaborative with employers and the community.
The Department offers two study programs in the Bachelor's cycle, four study programs in the Master's cycle (both Scientific and Professional), and one study program in the Doctoral cycle. The department has successfully graduated a large number of students across all academic cycles it offers.
To implement the teaching process, the department staff uses literature stored in the faculty library as well as electronically available materials. The department offers: 1) Well-integrated curricula 2) Quality in teaching 3) Student engagement inside and outside the classroom 4) High quality of incoming students.
It has now become a tradition for the department to organize open lectures with various personalities from the field of economics, representatives of certain state institutions, as well as professionals in their work who come to share the knowledge and experience gained over the years with our students. The lectures are attended by a wide audience of students, as well as academic staff.
Staff:
Dr. Rovena Troplini Vangjel është Drejtuese e Departamentit të Kontabilitetit të Financës (UAMD) nga shtatori 2020. Është pedagoge në UAMD, që nga viti 2009. Ajo mban titullin Doktore Shkencash që nga viti 2016 në profilin Shkenca Ekonomike pranë UAMD. Fusha e saj e studimit është yjvillimi financiar dhe rritja ekonomike. Gjatë kësaj kohe ajo ka mbajtur pozicione të ndryshme administrative si Përgjegjëse e Grupit të lëndëve të Financës dhe Kordintore e programit të studimit Bsc Bankë Financë për të paktën dy vite.
Ajo ka ligjëruar disa lëndë në programet e studimit Bachelor dhe Master në lëndët “Tregje dhe Insitucione Financiare” dhe “Menaxhim Risku”. Dr. Vangjel është lektore me kohë të pjesshme edhe pranë UBT. Ajo është bashkëautore dhe redaktore shkencore në libra, recensuese në revista të indeksuara dhe autor i mbi dhjetëra publikimeve në revista të vlerësuara në konferenca ndërkombëtare. Gjithashtu, ajo ka mbajtur pozicione si Drejtuese Projekti dhe eksperte në projekte të ndryshme. Është Anëtare e Komitetit Ekzekutiv dhe Komitetit Shkencor të ISBF 11-13 të UAMD, e Messenger-it të ASUE, Anëtare e konferencës ITEMA dhe anëtare e COST.
Shkëlqim Fortuzi që nga viti 2013 është Profesor Doktor pranë Departamentit Financë Kontabilitetit dhe që prej vitit 2020 është Dekan i Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Kërkimet e tij janë në fushën e Kontabilitetit të Kostos, Kontabilitetit Menaxherial dhe Fiskalitetit.
Kërkimet specifike, fokusohen në analizen e kostos së produkteve te përfunduara, gjysëm produkteve në të gjitha fazat, bazuar ne sistemin tradicional dhe sistemin ABC.
Po kështu kërkimet fokusohen edhe në llogaritjen e pikës kritike, analizën kosto-vëllim-fitim, për çdo mall ose produkt bazuar ne aktivitete specifike.
Një element i rëndësishëm i kërkimit është edhe sistemi i planifikimit, sipas skemës plan-zbatim-kontroll-veprim.
Ai është autor i një Monografie në Gjermani, autor i dy librave (Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit, Fiskalitet) dhe më shumë se 35 artikujve dhe publikimeve të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, nga të cilat 14 janë me faktorë impakti.
Ka marë pjesë në mësimdhënie jashtë Shqipërisë si Kosovë, Maqedoni dhe si lektor i ftuar në kuadër të programit Erasmus në Universitetin e Lublinit Poloni. Artikujt dhe konferencat e publikuara i përkasin, problematikave në fushën e politikave fiskale, informalitetit, performancës tatimore ne Shqiperi, problemeve në sektorin bankar, fushën e financave publike dhe personale etj.
Shqipe Xhaferri është lektore që prej vitit 2008 në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Fusha e studimit dhe specialiteti i saj është në Kontabilitet. Ajo ka fituar titullin akademik Prof. Asoc. Dr. që nga viti 2022.
Ajo është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës me Diplomë të Integruar e nivelit të dytë – Ekonomist Agrar, [1993]; Master shkencor për “Drejtimi i Ndërmarrjeve dhe Agrobiznesit” në Univeristetin Bujqësor të Tiranës, [2006] dhe ka përfunduar studimet doktorale në fushën e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Durrësit [2015].
Shqipe Xhaferri është autore dhe bashkë-autore e më shumë se dhjetra publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, të fokusuara kryesisht në fushën e kontabilitetit dhe financave.
Jonida Lamҫja Methasani është lektore që prej vitit 2012 në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Fusha e studimit dhe specialiteti i saj është në Bankë-Financë. Ajo ka nisur studimet doktoratë që nga viti 2021 pranë Fakultetit të Biznesit, UAMD. Është fokusuar në mësimdhënie në lëndët “Shoqëri Sigurimi”, “Baza Finance” dhe “Drejtim Financiar”.
Ajo është diplomuar në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ me Diplomë të integruar e nivelit të dytë – Financë-Kontabilitet, [2010]; Master shkencor në Bankë-Financë në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, [2013].
Jonida Lamҫja Methasani është autore dhe bashkë-autore e publikimeve të artikujve dhe konferencave rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Publikimet e saj përfshijnë problematika në fushën e financave, sigurimeve dhe të sektorit bankar.
Prof.Asoc.Dr. Bitila SHOSHA është pedagoge pranë Departamentit Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës që nga viti 2009 e në vazhdim. Ajo mban titullin Prof.asoc.Dr. që nga Qershor 2023. Në dhjetor të 2014 fitoi gradën Doktor në Shkencat Ekonomike në fushën e studimit Bankë-Financë në këtë universitet. Zj. SHOSHA zotëron në formimin e saj një diplomë Bachelor në Kontabilitet-Financë dhe një Master Shkencor në Ekonomi nga “Universiteti Bujqësor i Tiranës”.
Gjatë 2005-2009 ka mbajtur pozicionin e Kontabilistes së parë, “Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave Vendore”, Bashkia e Tiranës. Që nga viti 2018, ajo mban njëkohësisht me detyrën e lektorit edhe dy pozicione të rëndësishme në Departamentin e Financë-Kontabilitetit, si Koordinatore e Kërkimit Shkencor dhe Koordinatore e Programit të Studimit “Master Profesional/Bankë-Financë”. Zj. SHOSHA është një lektore e përkushtuar me mbi 10 vjet përvojë në lektrimin e lëndëve Baza Kontabiliteti, Investime, Analizë dhe Vlerësim Biznesi, etj.
Prof.asoc.Dr. Bitila SHOSHA është bashkëautore e një cikli të plotë leksionesh “Investimeve”. Ajo është autore dhe bashkëautore e një sërë botimesh në revista dhe konferenca shkencore rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, por edhe pjesë eventeve apo publikimeve shkencore si pjesëtare në komitete shkencore, anëtare në borde editoriale, mentore në konferenca shkencore, etj.
MSc. Selma Kaçaniku që nga viti 2015 e në vijim është lektore në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo ka nisur studimet doktoratë që nga viti 2021 pranë Fakultetit të Biznesit, UAMD. Njëkohësisht lektore me kohë të pjesshme në Fakultetin Ekonomik Elbasan që prej vitit 2013. Mbulon specialitetet e fushës Kontabilitet, Financë dhe Bankë. Ajo është diplomuar në Univeristetin ”Aleksandër Moisiu”, zotëron një diplomë Bachelor (DNP në Bankë-Financë 2011),dhe dilpomë të ciklit të dytë të studimeve (DND Master Shkencor në ciklin Bankë-Financë 2013) .
MSc. Selma Kaçaniku është autore dhe bashkë-autore e më shumë se sa dhjetra publikimeve në revista shkencore me faktor impakti dhe me indeksim nga Scopus dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, të fokusuara kryesisht në fushën e kontabilitetit dhe financave.
Dr. Armela ANAMALI është lektore pranë Departamentit Financë-Kontabilitet, në Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës, që prej vitit 2009. Ajo fitoi gradën Doktor në Shkencat Ekonomike në këtë universitet në Prill 2015. Ndërsa në formimin pararendës, Zj. Anamali ka një diplomë Bachelor në “Kontabilitet-Financë” dhe një Master Shkencor në “Menaxhimin Financiar” të zhvilluar në Universitetin e Tiranës.
Gjatë viteve të saj në UAMD, ajo ka kryer edhe funksione të tjera si anëtare e këshillit të etikës, anëtare e vlerësimit të brendshëm të programeve të ndryshme të studimit, vlerësimit të brendshëm të departamentit dhe fakultetit, anëtare e komisioneve në rekrutimin e stafit akademik, etj. Që nga viti 2018 ajo është kordinatore e programit të studimit Master i Shkencave në Financë-Kontabilitet. Lëndët e zhvilluara në auditor në vite janë Baza Kontabiliteti, Kontabilitet Financiar, Standardet Kombëtare të Kontabilitetit, etj.
Zj. ANAMALI është bashkëautore në librin e ushtrimeve “Parimet e Kontabilitetit” dhe ciklin e leksioneve “Investime”; autore dhe bashkëautore në disa botime, në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Juliana Imeraj është lektore që prej vitit 2013 në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Fusha e studimit dhe specialiteti i saj është në Bankë – Financë.
Ajo është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës në Financë – Kontabilitet (2005); Master shkencor për Studime Ekonomike Europiane në Universitetin e Tiranës (2007) ; Mban titullin Doktore shkencash në Shkenca Ekonomike të fituar pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (2016).
Është çertifikuar me titullin “Kontabiliste e Miratuar” në 2010.
Ajo ka një eksperiencë 9 vjeçare në sistemin bankar fokusuar në fushën e kredisë.
Është autore e ciklit te leksioneve “Drejtim Bankar” dhe bashkëautore e ciklit te leksioneve “Tregje dhe Institucionet Financiare”; autore dhe bashkë-autore e më shumë se dhjetra publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Ada Aliaj që nga viti 2009 e në vijim është lektore në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Njëkohësisht përgjegjëse e Departamentit që prej vitit 2012 deri ne vitin 2020. Mbulon specialitetet e fushës Financë – Bankë.
Ajo është diplomuar në Univeristetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë për Financë (2007). MSc për Kontabilitet dhe Audit në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë (2010). Mban titullin Doktore në Shkenca Ekonomike (2014).
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtoreshë e degës NBG Bank, Shkozet-Durrës (2007-2009). Dr. Ada Aliaj është autore dhe bashkë-autore e më shumë se sa dhjetra publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Dr. Ada Aliaj është Kryetare Bordi për UAMD që nga viti 2022.
Ikbale Tota është lektore që prej vitit 2012 në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Fusha e studimit dhe specialiteti i saj është në Kontabilitet.
Ajo është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës me Diplomë të integruar e nivelit të dytë – Ekonomi dhe AGB, [2009]; Master shkencor për Menaxhim Financiar në Univeristetin Bujqësor të Tiranës, [2012] dhe ka përfunduar studimet doktorale në fushën e Kontabilitetit në Universitetin Bujqësor të Tiranës [2018].
Ajo është çertifikuar me titullin “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” [2010] dhe “Konsulente në fushën e Tatimeve dhe Doganave” [2012].
Ikbale Tota është autore dhe bashkë-autore e më shumë se dhjetra publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, të fokusuara kryesisht në fushën e kontabilitetit dhe financave.
Docent Dr. Hysen Hoda lektor ne departamentin e Finance-Kontabilitetit , që nga viti 2010 ka marr titullin “Docent” pranë Fakultetit Biznesit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ka drejtuar qysh nga krijimi departamentin e Finance-Kontabilitetit, duke hartuar curikulat e disa degeve bachelor dhe master shkencor dhe profesional, te Departamentit Finance- Kontabilitetit si dhe ka punuar ne grupin e punes per hartimin e programit te doktoratures ne Fakultetin e Biznesit.
Kërkimet e tij janë në fushën e Kontabilitetit Financiar, Sistemit Informacionit Kontabel dhe standartave te kontabilitetit. Kërkimet specifike, fokusohen në analizen e standarteve kombetare dhe nderkombetare te kontabilitetit.
Ai është autor i një libri (Kontabiliteti, Ushtrime dhe Praktika ) si dhe bashkautore ne librin, (Parimet e Kontabilitetit ) dhe më shumë se 20 artikujve dhe publikimeve të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si ne Austri, Itali, Rumani, Maqedoni, Mali Zi, Hungari etj.
Ka marë pjesë si lektor i ftuar në kuadër të programit Erasmus në Universitetin e Letonise. Ai ka marë titullin “Doktor” në vitin 2015 ne fushen e sistemeve te informacionit kontabel, pranë UAMD.
Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë geDega Sfere Qarkullimi ne vitin 1987.
Nga viti 2003 deri në Tetor të vitit 2008 , ka punuar në detyrën e Kancelarit te Universitetit te Tiranes. Nga nentori i vitit 2008 e ne vazhdim lektor ne departamentin e Finance -Kontabilitetit prane FB ne UAMD Nga viti 1987 deri në vitin 2003, ka punuar si Drejtues finance dhe kontabiliteti ne ndermarje lokale dhe nacionale si ne tregeti, transport dhe energjetike.
Ph.D(c). Ejona Duçi është lektore pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, në departamentin e Financë-Kontabilitetit. Fusha e saj kërkimore është e përqëndruar në Kontabilitet. Ajo është në proces doktorature pranë Universiteti UNWE, Bullgari.
Ajo mbulon lëndë të ndryshme si Baza Kontabiliteti, Kontabiliteti, financimi dhe kontrolli i SME-ve dhe Baza finance.
Ajo është diplomuar me Medalje të Artë në të dyja ciklet e studimit Bachelor Financë-Bnakë(2010) dhe Master Shkencor në Administrim Biznes(2012).
Aktualisht po perfundon studimet doktorale me vlerësime maksimale, pranë departamentit të Kontabilitetit dhe Analizës pranë “University of National and World Economy”, Sofie, Bullgari.
Ajo është autore e një Monografie në Gjermani në vitin 2018 të titulluar “The impact of 2007-2010 financial crisis in Europe and in Albania” dhe bashkëautore e ciklit te leksioneve “Bazat e Financës”.
Gjithashtu ajo është autore dhe bashkëautore në shume revista shkencore me faktor impakti dhe me indeksim nga Scopus si dhe pjesëmarrëse në konferenca të ndryshme kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare ku ka marrë pjesë edhe ne rolin e moderatores në këto konferenca.
Phd. Enida Istrefi është lektore në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës që nga viti 2015 e në vijim. Ajo ka marrë titullin akademik Doktor, gjatë vitit 2023, pranë Universiteti UNWE, Bullgari. Specialiteti i saj është në fushën e Financës dhe Bankës. Lëndët që mbulon janë: Baza Finance; Drejtim Financiar; Drejtim Financiar i Ndërmjetëm; Sistemi Bankar dhe Financiar i BE-së. Ajo është diplomuar në Univeristetin ”Aleksandër Moisiu”, zotëron një diplomë Bachelor (DNP në Bankë-Financë 2012), dhe dilpomë të ciklit të dytë të studimeve (DND Master Shkencor në ciklin Bankë-Financë 2014). Që nga viti 2019 ndjek studimet e doktoraturës pranë University of National and World Economy, Sofie, Bullgari.
Enida Istrefi është autore dhe bashkë-autore e më shumë se sa dhjetra publikimeve në revista shkencore me faktor impakti si dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, të fokusuara kryesisht në fushën e financës, tregjeve financiare, Investimeve te Huaja Direkte.
Dr. Jonada Mamo është lektore që prej vitit 2013 në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Fusha e studimit dhe specialiteti i saj është në Fushën e Kontabilitetit. Ajo mbulon lëndë të ndryshme si Baza Kontabiliteti, Kontabiliteti Financiar, Kontabilitet Bankar, Kontabiliteti Institucioneve Financiare.
Dr. Jonada Mamo është diplomuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës në degën Administrim Biznes (2010), Master Shkencor në Financë-Bankë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (2012) dhe ka fituar titullin “Doktor i Shkencave” në Financë-Kontabilitet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës (2018).
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin Ekonomiste në një studio kontabël për një periudhë disa vjeçare. Në zgjedhjet vendore të vitit 2015 zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak Durrës si dhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë, Bashkia Durrës. Në vitin 2016 fiton titullin “Kontabilistë i Miratuar” çertifikuar nga IEKA. Më pas, në vitin 2018 diplomohet në Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike.
Dr. Mamo është autore e librit “Kontabiliteti Institucioneve Financiare-Cikël Leksionesh” (2018). Gjithashtu, ajo është autore dhe bashkë-autore e shumë publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e Kontabilitetit dhe Manipulimeve Kontabël
Elfrida Taraku, lektore me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, në Fakultetin e Biznesit, që nga viti 2014, ndërsa ka qenë lektore me kohë të pjesshme në po këtë Universitet që prej vitit 2012, për lëndët: Bazat e financës, Auditimi dhe Kontrolli bankar. Ajo ka nisur studimet doktoratë që nga viti 2021 pranë Fakultetit të Biznesit, UAMD. Fusha e studimit të saj është financa dhe kontabiliteti. Është diplomuar ne Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë në vitin 1986, diplomë e integruar e nivelit të dytë.
Më parë ka mbajtur detyren e shefes së financës, drejtoreshës ekonomike, anëtare e Këshillit drejtues në Ndërmarrjen e Figoriferit, Durrës deri në vitin 2000, më pas shefe finance në një Njësi ekonomike private dhe në vitin 2004 audituese, kryeaudituese, dhe drejtoreshë e komanduar në Institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Tiranë, deri në vitin 2013. Është e çertifikuar si audituese e jashtme nga: Netherlands Court of Audit për “Integrity audit methodology”, për “Performance audit methodology”, National Audit office, Londër për :“Human Resources Theory and Practice” dhe “ Financial audit theory and practice”; Center of Exellence in Finance në Ljubljanë për:“Design and management of large taxpayers offices” dhe për “Introduction and Tax reform”; NIK of Poland mbi: “The seminar of performance auditing organized by the Polish Supreme audit office of Poland (NIK); SIGMA mbi “Auditimin parallel te fondeve te Bashkimit Europian”
Kërkimet e saj janë në fushën e Auditimit, të Standardeve të auditimit të brendshëm apo të jashtëm dhe të financës. Ajo është bashkëautore e librit “Bazat e financës”, ciklit të leksioneve “Auditimi”, ciklit të leksioneve “Auditimi i pasqyrave financiare”, gjithashtu është autore dhe bashkëautore e më shumë se dhjetëra publikimeve në revista shkencore dhe ka marrë pjesë në disa Konferenca Shkencore kombëtare dhe Ndërkombëtare.
Dr. Arjeta HALLUNOVI është lektore që prej vitit 2010 në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Fusha e studimit dhe specialiteti i saj është në Bankë – Financë. Është fokusuar në mësimdhënie në lëndët “Bazat e Financës”, “Drejtimi Financiar” dhe “Menaxhimi i Riskut të Kredisë”. Gjithashtu është kordinatore e programit të studimit Master i Shkencave në Industria e Sigurimeve dhe Drejtimi i Rrezikut.
Ajo është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Financë – Kontabilitet (2008); Master Shkencor në Financë – Kontabilitet (2010), dhe mban titullin Doktore Shkencash në Shkenca Ekonomike (Profili: Financë-Bankë) të fituar pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (2016).
Ajo ka qënë e angazhuar si lektore me kohë të pjesshme pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” gjatë periudhës 2008-2018, dhe në Universitetin “Epoka” gjatë periudhës 2018-2020.
Gjatë periudhës 2008-2010, ajo ka mbajtur pozicionin e analistes së kredisë në Emporiki Bank, dega Shkodër.
Znj. Hallunovi është autore e disa monografive të botuara jashtë vendit, bashkëautore e librit “Baza Finance” dhe “Tregjet dhe Institucionet Financiare”, si edhe autore e ciklit të leksioneve “Menaxhimi i Riskut të Kredisë”. Autore e shumë punime shkencore me Impakt Faktori dhe Thomson Reuters, si edhe pjesëmarrëse në Konferenca Shkencore në Itali, Mal i Zi, Hungari, UK, Gjermani, Singapor, Francë, Kanada, Poloni etj..
Ajo ka qënë pjesëmarrëse në shumë Mobilitete në Mësimdhënie përmes Erasmus+ si pjesë e shkëmbimeve me Universitetin. Gjithashu ka qënë pjesë e disa Shkollave Verore, trajnimeve dhe Forumeve në Itali, Kanada, Francë, Spanjë, Rumani, Serbi etj..
Gjithashtu, është pjesë e bordit editorial të disa revistave ndërkombëtare si The Educational Review-USA, Journal of Finance and Accounting-USA, Academic Journal of Accounting and Finance, Journal of Applied Mathematics and Computation-USA, ndërkohë bashkëpunëtore shkencore në Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim, Mal i Zi, si edhe anëtare e UdECom Balkan.
Znj. Hallunovi ka qënë pjesë e Programme Committee, editore e Book of Abstracts dhe moderatore në Konferencën e Fakutetit të Biznesit, si dhe organizatore e disa aktiviteteve në fushën e Financës të mbajtura me ekspertë.
Dr. Hallunovi është anëtare e projektit HISTEK, Interreg IPA-CBC, me titull “Senior Technical Specialists in Key Learning Technologies (KETs)” ku Fakulteti i Biznesit është partner.
This will close in 0 seconds