Çfarë ndodh kur edukimi mjedisor nuk mbetet teori, por kthehet në veprim konkret?
Në këtë video të plotë, Laura Gjyli tregon si, përmes punës me studentë dhe nxënës, u mblodhën mijëra shishe plastike që më pas u ricikluan dhe u kthyen në pemë, pajisje dhe laboratorë për shkolla.
Një histori reale për fuqinë e arsimit, përfshirjen e të rinjve dhe ndikimin që krijojnë veprime të vogla, por të qëndrueshme, në komunitet.
Kjo video është pjesë e fushatës
“Histori me ndikim / Klima (nuk) njeh gjini”.
Si mendoni: a mund të krijojë arsimi ndryshim real në mbrojtjen e mjedisit?
Ky projekt mbështetet nga GreenAL “Mbështetja e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile 2024–2027”, i cili financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.