Përshkrimi i Programit Msc.Bankë-Financë:
Zhvillimet me ritme të shpejta në ekonomitë e vendeve dhe sidomos të vendeve në zhvillim si Shqipëria kanë nxjerrë në pah sfida në lidhje qëndrueshmërinë e sistemit financiar, aftësinë për të vlerësuar dhe parashikuar gjendjen e sistemit financiar dhe rreziqet potenciale që mund të kërcënojnë qëndrueshmërinë e tij. Këto sfida kërkojnë specialistë të kualifikuar në fushën bankave dhe të financave.
Programi Msc. “Bankë – Financë” është i projektuar për të transmetuar tek studentët njohuritë dhe aftësitë teorike dhe profesionale të nevojshme që ata të jenë të suksesshëm në fushën profesionale, akademike si dhe në avancimin e mëtejshëm të studimeve.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Pse duhet të studioni në këtë program?
Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i profesionistëve në fushën e drejtimit të bankave, drejtimit financiar, për gjetjen dhe financimin e alternativave të ndryshme investuese. Gjithashtu nëpërmjet këtij programi synohet që studentët:
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?
Programi Master shkencor në “Bankë – Financë” synon të përgatisë bankierë, ekonomistë profesionistë dhe ekspertë të financave plotësisht të kualifikuar, të cilët janë të gatshëm të bashkohen me një komunitet dinamik. Në përfundim të programit, studenti ka mundësi për studime të mëtejshme në programin e studimit Doktoraturë “Bankë-Financë”. Gjithashtu ai ka akumuluar njohuri dhe aftësi profesionale për tu anagazhuar në punësim si në sektorin publik dhe në atë privat duke përfshirë Institucionet rregullatore apo mbikëqyrëse të sistemit financiar në tërësi apo të sektorit bankar në vecanti, Banka tregtare, Institucione të tjera financiare jo-banka, Kompani sigurimesh, fonde pensionesh etj.