Aplikimet për bursat Chevening 2026–2027 janë hapur deri më 7 Tetor 2025

Në cilësinë e Koordinatores së Programit Chevening pranë Ambasadës Britanike në Tiranë, kam kënaqësinë të ndaj me ju se aplikimet për bursat Chevening për vitin akademik 2026–2027 janë të hapura deri më 7 Tetor 2025.

Çfarë është Chevening?
Chevening është një program prestigjioz i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili ofron bursa të plota për studime Master njëvjeçare në universitete britanike. Programi mbështet individë me potencial lidershipi, vizion dhe përkushtim për zhvillimin e vendit të tyre.

Përfitimet kryesore të bursës përfshijnë:

  • Mbulesë të plotë të tarifës së shkollimit dhe shpenzimeve të jetesës në Mbretërinë e Bashkuar;

  • Mundësi rrjetëzimi me profesionistë dhe liderë ndërkombëtarë;

  • Qasje në një komunitet global me mbi 60,000 alumni Chevening (përfshirë mbi 270 nga Shqipëria).

Kriteret kryesore për aplikim:

  • Të keni përfunduar arsimin e lartë (Bachelor);

  • Minimumi 2 vite përvojë pune;

  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze;

  • Potencial për lidership dhe përkushtim për zhvillimin e Shqipërisë.

Thirrje për bashkëpunim me universitetet
Duke qenë se universitetet luajnë një rol kyç në edukimin e liderëve të së ardhmes, inkurajojmë promovimin e kësaj mundësie tek studentët, stafi akademik dhe rrjetet profesionale.

📌 Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, vizitoni:
👉 https://www.chevening.org/scholarship/albania/

en_USEnglish