Alumni – Xhensila Lluka

Xhensila Lluka

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI E DREJTËSISË 

Biografi

Përshëndetje, unë jam Xhensila Lluka Diplomuar në të drejtë civile në Fakultetin e Drejtësisë (2010–2015)…..por pasioni për arsimin më udhëhoqi drejt një rruge të dytë akademike. Kam përfunduar studimet Bachelor në Arsim Parashkollor dhe më pas Masterin Shkencor në Menaxhim dhe Supervizim Institucionesh Arsimore pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit (2019–2024). Gjatë gjithë formimit tim në UAMD kam qenë një studente ekselente, periudhë që jo vetëm më pajisi me njohuri të thelluara, por edhe më ndihmoi të formësoj identitetin tim profesional si edukatore dhe menaxhere në arsim.

Kam marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, ku kam ndarë praktika e përvoja për zhvillimin e edukimit të hershëm dhe përmirësimin e metodave të vlerësimit. Drejtoj me përkushtim një institucion parashkollor privat që zhvillohet sipas standardeve të Ministrisë së Arsimit dhe nevojave bashkëkohore të fëmijëve. Gjithashtu, jam pjesë e stafit akademik me kohë të pjesshme pranë Fakultetit të Edukimit në UAMD – një mundësi e çmuar për të kontribuar në formimin e brezit të ardhshëm të mësuesve dhe për të ndjekur më tej studimet doktorale në fushën e pedagogjisë. Besoj fort se edukimi është dhurata më e çmuar që mund t’i japim një komuniteti, ndaj dhe kam kontribuar me pasurimin e bibliotekës së qytetit tim me literaturë bashkëkohore për të rinjtë.

Pse UAMD?

  • Studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit kanë qenë një pikë kthese në karrierën time. Ato më pajisën jo vetëm me dije teorike dhe praktika bashkëkohore në fushën e edukimit të hershëm dhe menaxhimit arsimor, por edhe me aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe për të vepruar strategjikisht. Ndihma dhe frymëzimi i vazhdueshëm nga pedagogët e Departamentit të Pedagogjisë më kanë dhënë sigurinë për të marrë vendime të rëndësishme në drejtimin e institucionit tim dhe për të ndërtuar një kulturë edukimi të bazuar në vlera, përkushtim dhe cilësi. Përmes këtij formimi, kam fituar besimin për të kontribuar edhe në arsimin universitar dhe për të nisur rrugën e kërkimit shkencor. UAMD nuk më dha thjesht një diplomë – më dha zërin, sigurinë dhe vizionin për të ndërtuar një karrierë me ndikim real në jetën e fëmijëve dhe në të ardhmen e arsimit në vendin tonë.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • Për të gjithë studentët që janë sot pjesë e UAMD – dhe për ata që po mendojnë të bëhen nesër: Zgjedhja për të studiuar në UAMD nuk është thjesht një zgjedhje universiteti. Është një vendim që mund të ndryshojë jetën tuaj. Në auditorët e këtij universiteti gjeta dije, pasion dhe më e rëndësishmja – njerëz që të mbështesin me zemër. Pedagogë që nuk të shohin thjesht si student, por si profesionist në rritje. Një komunitet që të shtyn të mendosh ndryshe, të guxosh më shumë dhe të ndërtosh të ardhmen tënde mbi baza të forta. Në UAMD formova vizionin tim. Mësova si të menaxhoj një institucion arsimor, si të edukoj me zemër, si të udhëheq me vlera dhe të kontribuoj realisht në shoqëri. UAMD është një derë e hapur për të gjithë ata që nuk kërkojnë thjesht një diplomë, por një rrugë për t’u bërë profesionistë të zotë, qytetarë të angazhuar dhe njerëz që lënë gjurmë. Mos hezitoni të bëheni pjesë e këtij udhëtimi. Këtu nuk jeni vetëm – jeni në vendin e duhur për të zbuluar veten dhe për të ndërtuar një të ardhme me kuptim.
en_USEnglish