
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE
Kam mbaruar studimet e larta pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, konkretisht:
Diplomë në nivelin Bachelor, programi i studimit “Drejtësi” (viti 2019)
Diplomë në nivelin Master Shkencor në “E Drejtë Private” (viti 2021)
Gjatë kësaj periudhe kam qenë pjesë e trajnimeve të ndryshme, përfshirë edhe praktikën si pjesë e Klinikës së Ligjit në vitin 2020, duke iu ofruar qytetarëve të Durrësit Ndihmë Juridike Parësore falas.
Kam mbaruar me sukses trajnimin fillestar pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ku jam licencuar si Avokat në vitin 2023. Kam punuar si Asistent Noter në vitin 2022. Nga viti 2023 e në vazhdim, kam punuar si Përgjegjës i Burimeve Njerëzore pranë një subjekti privat. Gjithashtu, jam aktivist dhe advokoj për të drejtat ligjore të Personave me Aftësi të Kufizuara si Nënkryetar i Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve në Qarkun Durrës.