Alumni – Maringlen Kurtaj

Maringlen Kurtaj

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE

Biografi

Kam përfunduar studimet për Drejtësi në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Kam përfunduar Masterin Shkencor në “E Drejtë Private” dhe Masterin Profesional në “E Drejtë Ndërkombëtare Tregtare” pranë UAMD-së. Gjithashtu, kam ndjekur një specializim në administrim publik në Tiranë dhe kam fituar titullin “Avokat.” Përvoja ime përfshin angazhimin si trajner Erasmus+ për shkëmbime rinore dhe trajnime me tematika të ndryshme sociale si edukimi joformal, të drejtat e njeriut dhe përfshirja sociale. Aktualisht, jam lektor i jashtëm pranë UAMD dhe mbaj rolin e specialistit/juristit në Këshillin e Qarkut Durrës.

Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?

  • Studimet dhe përvoja në UAMD kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin tim akademik dhe profesional. Universiteti më ofroi mundësi të shumta për të zhvilluar aftësi teorike dhe praktike, të cilat sot i aplikoj në karrierën time si lektor dhe jurist. Përvoja si trajner Erasmus+ dhe edukator në tematika sociale më ka ndihmuar të zhvilloj qasje të reja dhe të frymëzuara, të cilat përdoren edhe në procesin tim të mësimdhënies dhe angazhimit profesional.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • “Arsimi dhe eksperiencat ndërkombëtare janë themelet e një karriere të suksesshme. Përfitoni nga çdo mundësi për të mësuar, eksploruar dhe zhvilluar aftësitë tuaja. Në UAMD ju do të gjeni mbështetje për të ndërtuar një të ardhme të ndritur. Mos harroni: ‘Edukimi është arma më e fuqishme që mund të përdorni për të ndryshuar botën.’ – Nelson Mandela.”

This will close in 0 seconds

en_USEnglish