Unë quhem Klevisa Shkurti dhe kam përfunduar studimet në Universitetin Aleksandër Moisiu, ku jam diplomuar në degën “Mësuesi e Gjuhës Gjermane dhe Angleze” në vitin 2021. Aktualisht, punoj si mësuese e gjuhës gjermane në qytetin e Durrësit ku zotërojë nje qëndër gjuhësh të huaja dhe gjithashtu jam pjesë e stafit akademik në Universitetin Europian të Tiranës. Kam një pasion të thellë për mësimdhënien dhe jam gjithmonë e angazhuar në zhvillimin e aftësive gjuhësore të studentëve të mi.
Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?
Studimet në UAMD kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e karrierës time si mësuese e gjuhëve të huaja. Përvoja ime atje ka ndikuar në përmirësimin e aftësive të mia profesionale dhe në zgjerimin e mundësive që kam pasur për të avancuar në këtë fushë. Përvoja ime në UAMD ka qenë e jashtëzakonshme dhe ka kontribuar në ndërtimin e një karriere të qëndrueshme dhe të suksesshme si mësuese e gjuhëve të huaja.
Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD nga Alumni.
Për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD, ju inkurajoj të shfrytëzoni mundësinë për të zhvilluar aftësitë tuaja profesionale dhe personale në një ambient akademik të shkëlqyer. UAMD ofron mundësi për të mësuar nga ekspertë, për të krijuar lidhje të vlefshme dhe për të përgatitur veten për një karrierë të suksesshme. Ky është një hap i rëndësishëm për të arritur potencialin tuaj dhe për të hapur mundësi të pafundme në të ardhmen.
Universiteti ynë krenohet që ka luajtur një rol kyç në formimin akademik dhe profesional të Klevisës, duke i ofruar jo vetëm një edukim cilësor, por edhe një mjedis mbështetës dhe frymëzues.
Ne besojmë se historitë e suksesit si ajo e Klevisës janë një motivim për studentët tanë aktualë, duke treguar se përkushtimi, edukimi cilësor dhe pasioni për të mësuar janë themeli i çdo suksesi.
Ftojmë të gjithë ish-studentët tanë të ndajnë historitë e tyre të suksesshme, sepse sukseset e tyre janë pasqyrimi më i mirë i punës sonë. Nëse edhe ju dëshironi të ndani rrugëtimin tuaj profesional, mos hezitoni të na kontaktoni dhe të bëheni pjesë e platformës sonë alumni. (KLIKO)