Alumni – Eugerta Xhimo

Eugerta Xhimo

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

Faculty of Information Technology

Biography

Përshëndetje, unë jam Eugerta Xhimo Diplomuar në Master për “Shkenca Kompjuterike të Aplikuara”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Gjatë studimeve, zhvillova praktikën e punës pranë UAMD, një eksperiencë që më hapi rrugën për t’u punësuar si pjesë e stafit të universitetit. Fillimisht u angazhova në mirëmbajtjen e faqes zyrtare dhe menaxhimin e rrjeteve sociale (Part-Time) , ndërsa sot ushtroj profesionin tim si Specialiste në Zhvillimin Dixhital, duke kontribuar aktivisht në modernizimin teknologjik të institucionit.Në të njëjtën kohë, angazhohem për të ndihmuar biznese të navigojnë në botën digjitale – si në Durrës, ashtu edhe në Itali – përmes agjencisë që kam themeluar, “Your Pro Helper”. Në këtë platformë ndërthur kreativitetin, strategjinë dhe teknologjinë për të ofruar zgjidhje të personalizuara në marketingun digjital. Gjithashtu, kam organizuar dhe ofruar kurse e trajnime për të rinjtë, me fokus në marketingun dhe programimin, duke ndarë përvojën dhe njohuritë e mia me ata që aspirojnë një karrierë në teknologji.

How have your studies at UAMD helped you in developing your career?

  • “Studimet në UAMD ishin themeli i karrierës sime.” Aty fitova njohuri të thelluara dhe zhvillova aftësi praktike që më ndihmuan të përballesha me sfidat reale të tregut të punës. Falë projekteve reale, punës në grup dhe mbështetjes së pedagogëve, mësova të zbatoja teorinë në situata konkrete. UAMD nuk të përgatit vetëm për provime – të përgatit për jetë, për mundësi të reja dhe për të mësuar nga përvoja.

A message to current students and graduates who are considering continuing their studies at UAMD from Alumni.

  • UAMD ofron një mjedis të pasur për zhvillim personal e profesional. Shfrytëzoni çdo mundësi që universiteti ju ofron — jini kuriozë, aktivë dhe të guximshëm për të kërkuar më shumë. Trokisni në Zyrën e Karrierës dhe Alumni, ku do të gjeni mbështetje për të ndërtuar rrugën tuaj përtej bankave të shkollës. Për maturantët që ndodhen në prag të një vendimi të rëndësishëm: UAMD është një zgjedhje e shkëlqyer për një të ardhme të ndritur. Përfitoni nga eksperiencat, përfshihuni në internship-e, dhe mos ngurroni të kërkoni mundësi – sepse çdo derë që troket, mund të hapet!

Universiteti ynë krenohet që ka luajtur një rol kyç në formimin akademik dhe profesional të Eugertës, duke i ofruar jo vetëm një edukim cilësor, por edhe një mjedis mbështetës dhe frymëzues.

Ne besojmë se historitë e suksesit si ajo e Eugertës janë një motivim për studentët tanë aktualë, duke treguar se përkushtimi, edukimi cilësor dhe pasioni për të mësuar janë themeli i çdo suksesi.

We invite all our alumni to share their success stories, because their successes are the best reflection of our work. If you also want to share your professional journey, do not hesitate to contact us and become part of our alumni platform. (KLIKO)

 

 

en_USEnglish