Alumni – Erisa Kuçuku

Erisa Kuçuku

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I BIZNESIT

Biografi

Zgjedhja për të studiuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës ishte një nga vendimet më të rëndësishme në rrugëtimin tim profesional. Gjatë viteve të studimeve në degën Financë-Kontabilitet, ndërtova një bazë të fortë teorike, ndërkohë që pata mundësinë të zhvillohem edhe në aspektin praktik. Më shumë se thjesht dije, UAMD më dha besimin për të përballuar sfidat e një tregu pune gjithnjë në ndryshim.

Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?

  • Aktualisht ushtroj profesionin si kontabiliste për kontroll financiar në një subjekt të mirënjohur si Trodo Caffe, ku çdo ditë përballem me dinamika reale të biznesit dhe ku kontributi im ndikon drejtpërdrejt në qartësinë dhe efikasitetin financiar të kompanisë. Përvoja që fitova në UAMD më ka ndihmuar të jem e saktë, analitike dhe gjithmonë e gatshme për të reflektuar profesionalizëm në çdo detaj.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • Çdo orë leksioni, çdo bashkëbisedim me pedagogët, çdo detyrë e vogël është një hap më pranë qëllimit tuaj. Investoni te vetja me seriozitet dhe durim – rezultatet nuk vonojnë të vijnë kur ka përkushtim. Zgjidhni një universitet që ju rrit, por mbi të gjitha, bëhuni ju ata që rrisni vetveten çdo ditë. Unë zgjodha UAMD, dhe kjo më dha fillimin e duhur për një karrierë të qëndrueshme.
en_USEnglish