Alumni – Enkelejda Kovaçi

Enkelejda Kovaçi

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE

Biografi

Kam përfunduar studimet Bachelor në Drejtësi dhe Master Shkencor në “E Drejtë Ndërkombëtare Publike” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), një ndër institucionet më dinamike të arsimit të lartë në vend. U diplomova duke përfituar një formim të plotë akademik dhe profesional. Aktualisht punoj si Inspektore Taksash pranë DPT, Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve të Papaguara, Tiranë.

Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?

  • UAMD më ka ofruar një bazë të fortë teorike, të kombinuar me eksperienca praktike dhe aplikative, që më përgatitën për sfidat reale të tregut të punës. Gjatë viteve të studimit, pata mundësi të përfitoj nga programet bashkëkohore, aktivitetet shkencore dhe trajnimet profesionale, që ndikuan drejtpërdrejt në formimin tim si profesionist. Bashkëpunimi me pedagogë të përkushtuar dhe mundësitë për angazhim në projekte kërkimore më kanë ndihmuar të zhvilloj kompetenca të rëndësishme si mendimi kritik, komunikimi efektiv dhe puna në grup.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • Mesazh për studentët aktualë dhe maturantët: Shfrytëzoni çdo mundësi që ju ofrohet gjatë studimeve! Investoni në veten tuaj, kërkoni dijen me pasion dhe mos u trembni të dilni nga zona juaj e rehatisë. Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës është një vend ku mund të ndërtoni themele të forta për të ardhmen tuaj. Me përkushtim, këmbëngulje dhe vizion të qartë, çdo ëndërr është e realizueshme. Besoni te vetja dhe jepni maksimumin tuaj në çdo hap të rrugëtimit tuaj akademik dhe profesional!
en_USEnglish