Alumni – Ariela Hushi

Ariela Hushi

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I EDUKIMIT

Biografi

Jam Ariela Hushi. Që kur isha e vogël gjuhët e huaja kanë qenë gjithmonë një nga pasionet e mia më të mëdha.Kam përfunduar me sukses ciklin e studimeve bachelor ne fakultetin e Edukimit per Gjermanisht-Anglisht në UAMD. Aktualisht punoj në një shkollë jopublike në qytetin e Durrësit si mësuese e gjuhës gjermane si edhe në disa qendra kursesh.

Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?

  • Gjatë këtyre viteve kam pasur fatin te ndjek trajnime te ndryshme me kompani gjermane si Hueber por pa harruar dhe trajnimet qe UAMD ka në lidhje me degën time. Komunikim që stafi akademik ka me studentët është një ndër pikat e forta të UAMD. Më kujtohet që kur e nisa këtë program studimi nuk isha fare e sigurt ne vetvete por me ndihmën e stafit akademik të cilët janë gjithmonë mbështetës dhe mirëkuptues ndaj studentit fillova të fitoj akoma më shumë vetëbesim dhe të marr pjese ne aktivitet e ndryshme që universisteti organizon. UAMD gjithmonë e ka ritheksuar qe dyert e tij do të mbeten përherë te hapura për ne dhe për këtë dua te shpreh falenderimet e mia pasi udhëzimet tuaja kanë qenë të paçmueshme për mua, duke formuar jo vetëm rrugën time akademike, por edhe rritjen time personale. Faleminderit që besuat dhe akoma besoni në mua dhe më ndihmoni të kaloj sfidat gjatë rrugës.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • Nëse do të më pyesnin a do te beja serish te njejten zgjedhje me bindje them se po, ndaj dhe ju studente te rinj qe ende nuk e keni gjetur rrugen tuaj ju rekomandoj te zgjidhni Universitetin Aleksander Moisiu në Durrës për arsimin cilësor dhe fakultetin me përvojë, të cilat ofrojnë një bazë solide në fusha të ndryshme.Universiteti ofron një komunitet të gjallë dhe mundësi të shumta rekreative. Theksi që ai vendos në bashkëpunimin ndërkombëtar rrit ekspozimin global, ndërsa shkollimi i përballueshëm e bën atë një opsion tërheqës për shumë njerëz. Në përgjithësi, UAMD kombinon përsosmërinë akademike me një mjedis mbështetës, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për arsimin e lartë pasi sic Mark Van Doren ka thënë "Arti i mësimdhënies është arti i të ndihmuarit të zbulimit."

This will close in 0 seconds

en_USEnglish