Alumni – Alesia Xhogu

Alesia XHOGU

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I EDUKIMIT

Biografi

Marrëdhënia ime e parë me Universitetin “Aleksandër Moisiu” daton në vitin 2019, me nisjen e rrugëtimit drejt dijes nëpërmjet programit të studimit “Gjuhë gjermane dhe angleze”. Pasi u diplomova në vitin 2021, jam angazhuar në edukimin e të rinjve në qendra të ndryshme kursesh si mësuese e gjuhës angleze. Në vitin 2023 nisa programin Master “Mësuesi gjermane”. Gjatë këtij viti u çertifikova për pjesëmarrjen aktive në fushatën ndërgjegjësuese “Promovimi i ndërmjetësimit dhe drejtësisë restauruese për të rinjtë dhe qytetarët”, zbatuar gjatë periudhës Dhjetor 2023 – Maj 2024. E angazhuar prej më shumë se një viti në rrethe letrare, të cilat mbartin një rol të rëndësishëm në përhapjen e kulturës në qytet dhe jo vetëm, lindi edhe botimi im i parë në gazetën “Nacional”, një botim që përmban 7 poezi. Pasuan më tej botimi “Copëz e realitetit shqiptar” në gazetën “Nacional”, “Dyrrah, qyteti i Zotave” në revistën letrare “Hejza” dhe “Arti si çështje hyjnore”, po ashtu në “Hejza”.

Si ju kanë ndihmuar studimet në UAMD në zhvillimin e karrierës tuaj?

  • Punimi i parë si përfaqësuese e Universitetit "Aleksandër Moisiu" është kërkimi shkencor "Roli i filozofisë gjermane në formimin e mësuesve të ardhshëm", punim i cili është paraqitur edhe si temë diplome. Në shkurt të vitit 2025 vjen në jetë "Silentium", i cili pati promovimin e tij të parë në ambientet e bibliotekës së universitetit "Aleksandër Moisiu".

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • Këshilla ime për studentët e Universitetit "Aleksandër Moisiu" dhe për maturantët do ta paraqes nëpërmjet parathënies së librit "Silentium": "Viti që lamë pas është viti i lindjes së Silentium, një libër i ngjizur nga heshtja si status filozofik dhe karakterial. Silentium është një krijesë e cila mbart një larmishmëri emocionesh e kontrastesh, përtej së mirës dhe së keqes, duke dashur të depërtojë mendjet e pluhurosura nga prapambetjet ideologjike për t’i shkatërruar ato, në emër të lirisë, themelet e së cilës janë arsyeja dhe logjika e shëndetshme. Epoka e larmishmërisë shkencore në të cilën po jetojmë e ka vënë Shqipërinë tonë të bukur përpara portave të nihilizmit, të cilat dita-ditës janë duke propaganduar largimin e të rinjve nga atdheu i tyre. Propagandë kjo, e cila do të vazhdojë të triumfojë nëse ne nuk i kthejmë sytë nga procesi i reflektimit. Krijuesi na dhuroi aftësinë e REFLEKTIMIT. Shpresoj që ky libër t’ju shërbejë për të reflektuar!" Shqipëria oksidentale kërkon ide inovative. Të rinjtë e posedojnë këtë kriter. Së bashku me Universitetin "Aleksandër Moisiu", si një vatër prodhuese e njerëzve më të mirë, Shqipëria do të marrë trajta oksidentale.
en_USEnglish