Alumni – Aldo Mustafa

Aldo Mustafa

Alumni "UAMD" - "Rrënjët e Suksesit"!

FAKULTETI I EDUKIMIT

Biografi

Jam Aldo Mustafa, kam përfunduar studimet në ciklin Bachelor/ Master Shkencor në degën Gjuhë-Letërsi/ Anglisht përgjatë viteve akademike 2017-2022. Aktualisht jam Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i RevoKult.com, ku shërbej si gazetar, autor, fotograf, redaktor dhe producent përmbajtjesh. Prej vitit 2019 nisa punën si gazetar terreni, në disa prej mediave më në zë ku aktualisht punoj për Report TV, dhe më parë kam bashkëpunuar me Syri TV, Bulevard News, Porta Vendore dhe Investigative Network Albania, Faktoje.al etj.

Pse UAMD?

  • Studimet në Gjuhë-Letërsi-Anglisht më kanë ndihmuar të krijoj njohje dhe ndërlidhje me studiues, figura të shquara nga fusha të ndryshme, të krijoj qasje të reja, të zhvilloj strukturën e të shkruarit, të hulumtimit kritik dhe të menduarit argumentativ, aftësi thelbësore për gazetarinë investigative dhe për krijimtarinë time letrare gjithashtu. Ato më kanë nxitur gjithashtu të jem kurioz, të eksploroj fushat kulturore e humane, dhe të ndërtoj platformën RevoKult, që promovon kulturën, artin, letërsinë, teknologjinë dhe debatet publike.

Një mesazh për studentët aktualë dhe maturantët që po mendojnë të vazhdojnë studimet në UAMD.

  • Shfrytëzoni çdo mundësi që universiteti ofron, debatet, aktivitetet, trajnimet, përkthimet, konferencat, sepse pikërisht aty lind kurioziteti, rilind pasioni për të mësuar dhe për të ndërtuar rrugën tuaj. Mos u ndalni në atë që shkruhet në librat akademikë, gjeni atë që ju lëviz të menduarit dhe zemrën. Ndërtoni diçka tuajën, autentike, lini gjurmë.
en_USEnglish