Agjensia Startup Albania – Takim Informues pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës mbi “Thirrjen per Grante 2024 për financimin e startup-eve novative në vend”.
Agjensia Startup Albania, e cila ka si mision zhvillimin e ekosistemit sipërmarrës nëpërmjet inkurajimit të sipërmarrësve dhe të investitorëve si dhe politikave lehtësuese që synojnë të rrisin konkurencën ekonomike të ekosistemit shqiptar nëpërmjet inovacionit ditën e premte, 23 Shkurt 2024 do të zhvillojë një takim informues pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës mbi “Thirrjen per Grante 2024 për financimin e startup-eve novative në vend”.
Qëllimi i këtij takimi informues në mjediset e universitetit UAMD është informimi i të gjithë stafit akademik dhe studentëve lidhur me këtë mundësi që Agjensia Startup Albania ofron për të mbështetur idetë inovatore.