Administrim Biznes

 

Program Description

Programi i studimit Bachelor në Administrim Biznes formon studentë në administrimin e biznesit dhe jo vetëm. Ai përditëson njohuritë e studentëve në administrimin e kompanive private dhe në drejtimin e departamenteve në intitucionet shtetërore.
Gjatë studimeve në këtë program studentët njihen me menaxhimin e burimeve njerëzore, përpilimin e projekteve, konceptet logjistike, funksionimin financiar të kompanive, etje. Ky program studimi ka në fokus transmetimin e njohurive teorike dhe praktike tek studentët që të përballojnë çdo sfidë në tregun aktual të punës, qoftë ai kombëtar apo ndërkombëtar.
Kurrikula e programit “Administrim Biznes” është e pasur me module nga autorë shqiptarë dhe të huaj të cilët janë ekspertë të fushave të administrimit. Qëllimi kryesor i këtij program studimi është të nxjerrë në treg profesionistë me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e nevojshme në fushën e Administrim Biznes-it.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve te “Administrim Biznes”

Why should you study in this program?

Qëllimi kryesor i programit Bachelor në Administrim Biznes është t’u ofrojë studentëve njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e administrimit. Ky program është i dizajnuar për të:

  • Zhvilluar aftësi praktike dhe teknike: Ndërton aftësi personale dhe profesionale, duke nxitur vetëbesimin e profesionistëve të ardhshëm.
  • Përmirësuar aftësitë komunikuese dhe drejtimin: Përgatit studentët për të udhëhequr me sukses ndërmarrjet.
  • Promovuar ndërveprimin analitik dhe kreativ: Nxit mendimin kritik dhe kreativ në lidhje me teorinë, hulumtimin dhe praktikën.
  • Forcuar njohuritë menaxheriale dhe financiare: Trajnon studentët për të njohur, interpretuar dhe menaxhuar sistemet e informacionit menaxherial dhe financiar.
  • Analizuar dhe parashikuar aktivitetet e biznesit: Përgatit studentët për të kryer analiza biznesi dhe parashikime menaxheriale në planifikim, vendimmarrje dhe kontroll organizativ.
  • Përballuar dhe parashikuar risqet: Zhvillon aftësinë për të adresuar dhe minimizuar risqet menaxheriale.

Frequently Asked Questions by High School Graduates:

Çfarë aftësish praktike zhvillohen në këtë program?

Programi përqendrohet në ndërtimin e aftësive praktike dhe teknike, duke rritur vetëbesimin e studentëve si profesionistë të ardhshëm.

Si ndihmon programi në zhvillimin e aftësive drejtuese?

Studentët trajnohen për të përmirësuar aftësitë komunikuese dhe për të udhëhequr me sukses ndërmarrjet.

Si ndërthuren teoria dhe praktika në këtë program?

Kurrikula nxit mendimin analitik dhe kreativ përmes ndërthurjes së teorisë, hulumtimit dhe praktikave reale.

Çfarë lloj njohurish ofron programi për sistemet menaxheriale?

Ai u mundëson studentëve të njohin, interpretojnë dhe menaxhojnë me sukses sistemet menaxheriale dhe financiare.

Si trajnohen studentët për të analizuar aktivitetet e biznesit?

Programi i përgatit për të kryer analiza të detajuara të aktiviteteve të biznesit dhe për të bërë parashikime menaxheriale në kontekste të ndryshme.

 

Çfarë mësohet për menaxhimin e risqeve?

Studentët mësojnë të identifikojnë, adresojnë dhe minimizojnë risqet menaxheriale.

Çfarë mundësish punësimi ofron programi?

Të diplomuarit mund të punësohen në sektorë të ndryshëm të ndërmarrjeve tregtare dhe në institucione shtetërore. Gjithashtu, ata mund të ndjekin studime të avancuara në nivelin Master profesional ose shkencor.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish