Adela Domi, Fituesja e NATO Student Challenge për Ballkanin Perëndimor, Nderohet me Certifikatë nga Rektori i UAMD

Adela Domi, studente e programit Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, si përfaqësuese e Shqipërisë, triumfoi duke u shpallur fituese në NATO Student Challenge – Western Balkans mes 50 kandidatëve nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke sjellë një arritje të rëndësishme për universitetin dhe vendin tonë.
Për kontributin e saj të vyer në këtë konkurs, ditën e sotme, ajo u nderua me certifikatë mirënjohjeje nga Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi dhe u prit me përzemërsi në një takim edhe nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Prof. Dr. Linert Lirëza.
Falenderojmë gjithashtu lektoren Dr. Mirela Metushaj për mbështetjen e saj të pakursyer në këtë prezantim.
Urime për këtë sukses të merituar Adela dhe faleminderit për përfaqësimin dinjitoz!

This will close in 0 seconds

en_USEnglish