Takim me delegacionin nga Universiteti i Nitrës, Slovaki

Në datën 3 Korrik 2023, Rektoria e Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës, mirëpriti në
ambientet e Universitetit delegacionin nga Universiteti i Nitrës, Slovaki, ‘Constantine The
Philosopher’, me përfaqësues Zv.Rektoren për Anën Institucionale, Prof.As.Dr. Martina
Pavlikova dhe stafin akademik nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Profesor Zdenka
Gadusova, Profesor Eva Stranivska, Profesor Roman Kralik.

Qëllimi kryesor ishte thellimi i bashkëpunimit nëpërmjet 2 (dy) Uiversiteteve, e cila u finalizua
me firmosjen e marrëveshjes ndërinstitucionale për vitet 2022-2025, e cila konsiston në
shkëmbimin e studentëve dhe/ose stafit akademik në kuadër të Programit Erasmus +.

U diskutua ndërkombëtarizimi i të dy institucioneve, shkëmbimi i përvojave midis kolegëve, ku
3 (tre) prej tyre nga UAMD do të bashkëpunojnë bashkë me studiues kërkimorë shkencorë të
Constantine The Philosopher University për punime/artikuj të indeksuara në Scopus ose WOS.

en_USEnglish