Studentët Master të Marrëdhënieve Ndërkombëtare-Diplomaci dhe Bachelor të Shkencave Politike patën kënaqësinë të kenë të ftuar gazetarin Osman Stafa në një bisedë të hapur mbi jetën profesionale si gazetar e aktivist në shumë sfera publike dhe personale si një i ri me ëndërra e dëshira por edhe shumë sfida të përditshme.
Z. Stafa foli për inisiativën e nisur nga ai " Po të vjen një kartolinë" një përkujdesje gjatë festave të fundvitit për të vegjlit në zonat rurale, aty ku kushtet nuk janë ndër më të mirat. Një histori inspiruese dhe inkurajuese për nxitje nismash të tilla në të mirë të shoqërise ku jetojmë.
Studentët që kanë dëshirë dhe mundësi do të angazhohen këto festa ne këtë inisiativë të bukur duke bërë dhurata të personalizuara disa prej fëmijëve të shkollave fillore.
#UAMD #FSHPJ